‘Nën lupën’ e stilistes Anila Konomi, ja çfarë nuk shkon me veshjet e deputeteve shqiptare

Cdo të enjte zonjat deputete të Kuvendit të Shqipërisë janë në vëmendjen e medias më shumë për veshjet e tyre ndërsa parakalojnë për në sallën e parlamentit sesa për fjalimet e tyre. Disa janë cilësuar si zonja me shumë stil të cilat ruajnë etikën e veshjes formale që i përshtatet profilit të tyre por ka edhe nga ato zonja deputete që shpesh gabojnë në stil. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” stilistja Anila Konomi komentoi dhe këshilloi deputete shqiptare për stilin e përzgjedhur në daljet e tyre të fundit publike. 

Sipas stilistes ndër deputetet që kohët e fundit po gabon paksa me stilin e saj është znj.Grida Duma. Ajo ka qenë tepër e komentuar kohët e fundit sidomos për look-un e saj prejen dhe ngjyrën e flokëve.

Këto kohët e fundit nuk e shoh shumë mirë,  e shoh si një ikonë mode, jo si një grua politikane, me look-un e fundit me prerjen e flokëve është një tendencë pak e ftohtë, ka ndryshuar dhe kolorin e flokëve, të errët gjë që e bën tepër të ftohtë dhe humb vëmendja nga fjala e saj” u shpreh ajo.

Disa nga deputetet dhe zonjat ministre të cilat kanë një përmirësim të dukshëm në look-un e tyre sipas saj janë:

Monika Kryemadhi: ka bërë vërtet ndryshime për mirë, si në look dhe në veshje, më pëlqen kombinimi I kolorit të flokëveme kolorin e veshjeve që zgjedh dhe tualetin e zgjedh minimalist. 

Albana Vokshi: Më pëlqen më shumë me fustan, më pëlqen që edhe pse është femër e bëshme, I bën zfid kësaj gjëje, nuk mundohet ta fshehi dhe nuk sforcohet për ta fshehur.

 Belinda Balluku: njeh shumë mirë stilin urban, duke qenë se e ka punën në terren e përshtat shumë mirë me veshjen.

Etilda Gjonaj:është shumë korrekte përsa i përket veshjes, luan me detajin e spilës.

Ajo dha dhe disa këshilla të vlefshme për zonjat deputete dhe ministre për mënyrën se si duhet t’i qasen veshjeve të tyre në daljet publike.

Këtë sezon kanë qenë disi të sfocuara për të bërë më të mirën e tyre, por ndodnjëherë ajo sforcoja të tradhëton. Duhet ta lësh veten më mirë në karakterin tënd, sepse është shumë e rëndësishme ajo që ti mendon të veshësh dhe ta mbartësh dhe ti. Janë shumë Komponent që e bëjnë një veshje të pëlqyeshme, duhet të ketë përmbajtje. Parlamentin e sheh mbarë populli prandaj na pëlqen të shohim dicka të prekshme që të themi ‘këtë mund ta vesh dhe unë’” u shpreh ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!