Djali i saj sulmoi Berishën, nëna e 31 vjeçarit për Report Tv: Hera e parë që tregohet agresiv! Fqinjët: Është ngarkuar nga deklaratat politike

Ermira Kaçaçi, nëna e Gert Shehut, 31 vjeçarit që sulmoi me grusht ish kryeministrin Berisha, deklaroi ditën e sotme se ishte hera e parë që djali i saj ishte përfshirë në një situatë agresive të tillë. Sipas saj pavarësisht momenteve stresuese apo problemeve familjare, djali i saj nuk kishte shfaqur kurrë sjellje agresive.

Gjatë ditës së djeshme pasi u paraqit në polici, ka qenë pikërisht nëna e Gert Shehut ajo e cila ka dorëzuar edhe një dokument shëndetësor ku vërtetohej se djali i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe për to trajtohej që prej vitit 2018. Nëna e tij mendon se streset dhe problemet në familje mund ta kenë ngarkuar emocionalisht djalin e saj që më pas e kanë shtyrë të shfryjë zemërimin duke goditur ish kryeministrin.

Ndërkohë fqinjtët e 31 vjeçarit, kanë zbuluar se ai ishte person i qetë që nuk kishte shkaktuar probleme. Në detajet e dhëna për mediat, një prej fqinjëve zbulon se i riu konsumonte edhe lëndë narkotike pavarësisht se frekuentonte rregullisht kultet fetare të besimit islam në Tiranë.

Një prej mundësive që ngrihet nga ana e fqinjëve është edhe ajo e ngarkesës së Gert Shehut për shkak të ngjarjeve të ndodhura në vend dhe gjuhës së ashpër politike të përdorur mes politikanëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
‘Pinte hashash, ishte edhe besimtar’, flasin fqinjët e agresorit të Berishës: Mund të jetë ngarkuar nga situata politike

 

Fqinjët e Gert Shehut kanë dhënë një intervistë për mediat ku kanë treguar mbi sjelljen e 31 vjeçarit në përditshmëri. Një prej moshatarëve të tij ka deklaruar se Shehu konsumonte lëndë të ndryshme narkotike. Ndërsa shtoi se agresori i Berishës ishte edhe praktikant i besimit islam, duke zbuluar se gjithmonë i përshëndeste me shprehje fetare.

“Nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor. Pinte drogë, hashash po si duket pinte edhe nga ato të tjerat. Po me shumë mundësi konsumonte edhe shumë të tjera. Punonte në disa piceri. Ishte besimtar, sa herë kalonte na përshëndeste me fjalë të besimit islam. Nuk ka qenë person problematik në lagje”-u shpreh një prej fqinjëve.

Një tjetër prej fqinjëve, tha se veprimi që kishte bërë i riu ishte si pasojë e një ngarkese psikologjike që mund t’i kishte ndodhur nga gjuha e ashpër mes politikanëve dhe situata në vend.

“Më kishte thënë që është i sëmurë ai djali. Këta njerëz ngarkohen vetë, karikohen nga këto llafet. Ndac të djathtët e të majtët kanë gjuhë sherri në parlament dhe këta njerëz ngarkohen psikologjikisht. Është si puna e tifozëve. Një herë e kam parë atë djalin, ka qenë i sëmurë. Mbesa ime më ka thënë që është nga Tepelena, ka familje shumë të mirë. Ai ka vepruar gabimisht”-tha një tjetër prej fqinjëve.

 

 

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja