Nëna e dy fëmijëve rrezikonte jetën nëse nuk kryente transplantin, Manastirliu: Rast suksesi, ja dole
Ogerta Manastirliu me pacienten
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar një nënë 30 vjeçare, e cila ka kryer transplantin e veshkave falas, me financim 100% nga shteti.
“Ti Esmeralda je një ndër 20 rastet, të cilët përgjatë vitit 2018 e në vijim kanë kryer transplantin falas nëpërmjet financimit publik në spitalet jo publike. Mua më vjen mirë që rasti yt është një rast suksesi dhe që ja dole” – është shprehur ministrja gjatë vizitës në spital.
30-vjeçarja nga Vlora, nënë e dy fëmijëve, vuante prej 12 vitesh nga insuficenca renale. Ka marrë shërbimin e dializës në QSUT dhe jashtë vendit, por sipas mjekëve, nëse nuk do të kryente transplantin, rrezikonte jetën.
“Ajo çfarë është e rëndësishme është që qytetarëve të cilat vuajnë nga sëmundjet e veshkave të mund t’i ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm. Atyre pacientëve të cilët bëjnë dializën por që kanë mundësi të kenë pajtueshmëri për të bërë dhe transplantin, të mundemi t’ua ofrojmë transplantin falas” – deklaroi Manastirliu.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se transplanti i veshkave është pjesë e paketave shëndetësore falas, të cilat financohen nga shteti në spitalet publike dhe jopublike. Me ofrimin e këtij shërbimi falas, 62 pacientë kanë përfituar transplantin e veshkës pa pagesë në spitalet jopublike, me financim nga buxheti i shtetit. Kostoja e një transplanti është 1.2 milion lekë të reja. Nga Janari i këtij vitit janë kryer 5 transplante, ndërkohë që gjatë vitit 2018, 20 pacientë e kanë kryer transplantin falas.
Qeveria financon paketat e shërbimeve për kardiologjinë, kardiokirurgjinë, transplantin e veshkave, terapinë e flakjes akute, kataraktin etj, pa pa pagesë në spitalevet publike dhe jo publike, nga të cilat përfitojnë rreth 8 mijë pacientë/vit.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2958
Lajme të tjera
-
Interpelancë në Kuvend/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023! Ministrja e Mirëqenies Sociale: Mbështetja e familjeve në nevojë është rritur
23 Mars, 11:32
-
Kuvend, debat për inceneratorët, Berisha: Ahmetaj i fajshëm, por Rama është koka e krimit! Balla: 'Katran me bojë' të përjashtoi kandidati yt nga fushata e Tiranës
23 Mars, 07:47
-
Manastirliu i dorëzon Kartën e Autonomisë Menaxheriale Spitalit Memorial Fier: Spitali do vetë-administrohet, rritje e cilësisë së shërbimit
10 Mars, 15:26
-
Punësohen 324 infermierë në dy muajt e parë të këtij viti, Ministrja e Shëndetësisë: Pas mjekëve specialistë, do të vijojmë rritjen e targetuar të pagave për personelin shëndetësor
9 Mars, 12:02
-
Mbylli sot punimet Kongresi i parë i Shëndetësisë! Përfundimet: Ulim pababrazitë, shtohen shërbimet e digjitalizuara
7 Mars, 21:19
-
Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani
6 Mars, 10:05
-
Ministrja e Shëndetësisë: Për herë të parë dy njësi të lëvizshme për kujdesin dentar të fëmijëve
17 Shkurt, 17:24
-
Miratohen kriteret për autonominë spitalore, ministrja e Shëndetësisë: Pagesë për performancë dhe praktika dyfishe për mjekët
8 Shkurt, 15:43
-
Dita Botërore Kundër Kancerit, Manastirliu: Vaksina kundër HPV falas për 15 mijë vajza në vit
4 Shkurt, 13:25
-
Spitali Rajonal i Vlorës me shërbime të fuqizuara dhe të modernizuara për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë: Urgjenca e re gati para sezonit turistik
31 Janar, 16:37
-
I jepet lamtumira e fundit mjekut endokrinolog Isuf Kalo! Kolegët ndajnë copëza kujtimesh me mjekun
27 Janar, 11:56
-
Fëmijët e dy policëve të vrarë status të veçantë nga shteti! Dajlan, Denada e Sonja pension deri 150% të pagës së prindit
24 Janar, 14:08