Nënshkrimi i marrëveshjes për Portin e Durrësit, Rama publikon projektin 3D: Dje morëm një hap vendimtar, do jetë më i madhi në Mesdhe (VIDEO)

TIRANË- Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina" për ndërtimin e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet 3D të projektit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se dje u hodh një hap vendimtar që tashmë do t’i hapë rrugë ndërtimit të portit turistik më të madh në Mesdhe.

Rama thotë se ky investim nuk do të realizohej dot pa mbështetjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua një ditë më parë në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë, ndërsa Rama tha se do të sjellë një zhvillim ekonomik e turistik jo vetëm për zonën e Durrësit, por për të gjithë vendin. Investitori e zhvilluesi Muhammed El Alabbar garantoi se investimi do jetë me përmasa madhështore.

Projekti i ri do të transformojë atë në një port model, me potenciale dhe kapacitete në Ballkanin Perëndimor. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Impakti i investimit të portit turistik të Durrësit që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara e në plot vende të botës, do të ndryshojë thelbësisht ekonominë e qarkut të Durrësit, si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i portit të ri turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i portit të ri turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i portit të ri turistik të Shëngjinit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 12/08/2022 01:28

    Ushtria online e ekomentuesve tenjete me fleksibel. Jo vetem emra me kater germa. Se po bini ne sy dreqi e mori.

    Përgjigju
  • BLEDI: 12/08/2022 01:07

    O SUPAXHI IDIOT,,,PARATE PER KETE PROJEKT NUK I FINANCON QEVERIA SHQIPTARE POR KOMPANIA E ALABARIT.....ALABARIT DUHET TI SHTROJME TAPET TE KUQ KUDO KU SHKEL NE SHQIPERI...

    Përgjigju
  • BENI: 12/08/2022 00:50

    KESHTU duhet te behet dhe shengjini,,,dhe vlora,,saranda e velipoja....

    Përgjigju
  • enri: 11/08/2022 14:26

    ky do te jete nje projekt goxha i mire dhe do te sjelli nje zhvillim te madh ne qytetin e durrsit,krenare per ju z.rama

    Përgjigju
  • lejla: 11/08/2022 14:22

    shum respekte per juve z.rama keni bere te pamunduren per kete vend e keni zhvilluar jasht mase

    Përgjigju
  • Ska problem: 11/08/2022 13:26

    eshte varjanti mr. 3 tre varjane te ndryshme tre inagurime ,me ke do ta zhvillosh turizmin ? pasi brezi i dyte dhe rinia po largohen perdite ,je ne perjudhen e delirit jeton vetem lajkat e latifondisteve te rij ,por shume shpejt qytetaret durrsak do ta japin pergjigjen ne zgjedhjet lokale

    Përgjigju
  • Durresi: 11/08/2022 12:47

    Po cfare mendimi kane qytetaret e durresit,e kane marre mundimin me pyet? S jam ekspert,po sikur eshte rasti i nje referendumi vendor?

    Përgjigju
  • Gim: 11/08/2022 12:36

    Ju pershendes nga Corsica....asnje resort, vetem biznesi vogel familjar...eshte nje mrekulli te punosh dhe te jetosh

    Përgjigju
    • gim: 11/08/2022 13:36

      Falemnderit per supen, nuk shkon shkelqyer jo, thjeshte nuk ka resorte.

    • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 11/08/2022 13:00

      Bravo! Mashtrimet se jashte shtetit cdo gje shkon shkelqyer eshte menyre shume efikase per te nxitur emigrimin! Nje kocke shtes ne supen qe do te te dergoj.

  • Era: 11/08/2022 12:01

    Projekt qe do i sjelle shume zhvillim vendit tone,faleminderit kryeministrit Edi!

    Përgjigju
  • Geri: 11/08/2022 12:00

    Jam i sigurt qe ky projekt do sjell shume zhvillim ne vendin tone i cili do ndikoje pozitivisht ne ekonomine e vendit

    Përgjigju
    • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 11/08/2022 14:50

      Harrove te ndryshosh pseudonimin re malaka… Ju kam thene te jeni me te vemendshem kur perhapni keqinformim (ne kete rast duke krijuar pershtypjen e servilizmit proqeveritar). Ki mendjen ne pune here tjeter se t’a nderpres supen!

  • Geri: 11/08/2022 11:59

    Do zhvillohet shume qyteti i Durresit me keto projekte qe po behen

    Përgjigju
  • Fjori: 11/08/2022 11:57

    Projekt i cili do i sjell shume zhvillim vendit

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/08/2022 11:57

    I gjithë ky projekt ështé serborus që shkon përmes Pacollit të Putinit me këtë ”sheikun” falco… Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar sepse ështé duke e shitur Shqipërin meter për meter, e ju shqiptarët e shitur hani pini shiqoni filma 3D të gjitha grattis i keni o të verbuar

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 11/08/2022 11:47

    Projekti duket i bukur ne leter. Por ashtu dukej edhe rruga e kombit kur e prezantonte Saliu dhe ne fund rezultoi nje autostrade me standarte shqiptare. Keshtu qe une nuk nxitohem per te qene optimist. Do jem dyshues deri sa te mbaroj projekti. Domethene per 10 vjet sepse nje shtet me brek neper kemb sic eshte shqiperia s’ka shance te ndertoj portin me te madh ne Mesdhe per 2-3 vjet. Edhe cfare do fitojn shqiptaret nga ky port? Cmimet e apartmenteve atje do jene shume te larta dhe vetem mafjozet dhe ministrat do i perballojn. Nga hotelet do perfitojn vetem pronaret. Me vjen keq te them qe ky projekt do kete efekte kryesisht negative. Gjithe ato pallate kush do i ndertoj sepse rinia po iken dita dites sepse ky vend s’behet. U’a them une: do e mbushin shqiperine me punetor nga Bangladeshi dhe Pakistani. Pastaj ndoshta u japin edhe nenshtetesine dhe do i lejojn te krijojn qytete me vete, ose me keq do perzejm rracen tone me ata… Ka apo s’ka ekspert te ndershem ky vend? Pse nuk ngrihen dhe te shtrojn pyetjen: duhen investuar gjithe keto miliarda euro ne nje projekt me kaq pak avantazhe? Pse mos te perdoren ato miliarda per te rritur rrogat? Pse mos te investohen per shembull ne sherbimin shendetesor qe mos te na ikin mjeket dhe infermieret? Pse mos te investohen ne luften kunder korrupsionit…? Aaah jo, sepse s’duan t’u veshtiresojn jeten vetes duke luftuar korrupsionin. Mjafton nje SPAK qe fle gjume. Nje SPAK qe ka vdekur i sapolindur. Nje SPAK i kontrolluar… Jane vertet te perkushtuar qe ti largojn te gjithe shqiptaret nga atdheu i tyre. Efharisto (Shenim per supaxhijnt e mi qe dalin ne ekrane televizive per te perhapur helmin si ne kete koment. Per ata ezmeret e mi - si spartanet e lashte ne ngjyre por te djallezuar si Odisea… Jo vetem qe duhet ti pergatisni me kujdes argumentet keqinformuese, por duhet te praktikoni edhe menyren e te shprehurit. Duhet BINDJE ne ate qe thoni. Kjo e ben turkoshqiptarin te mendej “ore ky ndoshta ka te drejt me ato qe thote sepse s’paska dyshim fare”. Duhet edhe EMOCION! Per shembull, toni i zerit duhet energjik kur kritikoni. Energjia ne shprehje frymezon spektatorin. Ne raste te tjera, kur kritikoni, perdorni tone dhe gjuhe trupi qe shprehin keqardhje, zemerthyerje, deshperim, pesimizem… Beni sikur ju keputet zemra kur perhapni helmin. Per shembull, kur thoni “administrata eshte e mbushur me njerez te paafte qe s’din te bejne detyren”, beheni me nje ze dhe me nje mimik sikur po pershkruani nje dhimbje personale. Mos e kurseni ndonje kritik te rralle edhe ndaj Berishes, qe te dukeni si asnjeanes, cka ju ben me te besueshem. Por mos e teperoni sepse ne te vertet Berishen e duam shume - perfituam gjithe ate territor detar nga Marreveshja e Detit ne 2009. Mos t’ju vij keq per kete qe beni. Kjo rrace e ndyre na mori Vorio Epirin… Kjo rrace e poshter duhet shuar. Rrofte helenizmi!)

    Përgjigju
    • Njeri: 11/08/2022 12:42

      Hahah.. rrofsh...

  • Besi: 11/08/2022 11:43

    Ishalla po behet sa me shpejt qe te mari dhe durrsi zhvillimin qe i takon

    Përgjigju
  • Ergi: 11/08/2022 11:42

    Nje projekt i permasave te tilla sigurisht qe sjell shume zhvillim

    Përgjigju
  • Ardi: 11/08/2022 11:39

    Nese behet ashtu si ne projekt realisht do jete nje super investim per durrsin e gjith vendin

    Përgjigju
  • fatmir: 11/08/2022 11:17

    projekt i cili do sjelli fitime te medha per bizneset aty prane duke e rritur ndjeshem ekonomine e vendit

    Përgjigju
  • alma: 11/08/2022 11:16

    nje projekt shume i vecante dhe i mire

    Përgjigju
  • koli: 11/08/2022 11:02

    turizmi eshte rritur shume kohen e fundit por ky projekt do e rrisi akoma nivelin e turizmit ne shqiperi

    Përgjigju
  • tini: 11/08/2022 11:00

    ky projekt duket qe do na sjelli shume te ardhura dhe turist nga e gjithe bota

    Përgjigju
  • toni: 11/08/2022 10:59

    me te vertet fantastike dhebper tu admiruar ky projekt

    Përgjigju
  • Megi: 11/08/2022 10:47

    Ky investim do te jete me permasa madheshtore shpresojme qe te oerfu doje sa me shpejt dhe te shohim rezultatin

    Përgjigju
  • Mondi: 11/08/2022 10:46

    Mareveshjet dhe bashkepunimet qe po beni me njeri tjetri do e bejneDurresin nje qytet te njohur per ahtetet e tjera .

    Përgjigju
  • Jorgo: 11/08/2022 10:43

    Nje projekt i cili do i japi zhvillim te madh qytetit te Durresit dhe do e beje ate nje qytet mjaft te njohur per vendet e tjera

    Përgjigju
  • QYTETAR: 11/08/2022 10:34

    Ta shikosh nga pamjet 3D te duket nje mrekulli e vertete,duke ju referuar gjerave qe behen ne Shqiperine tone ska shprese te ngjasoje aspak...( megjithate le te mbetet nje enderr ne sirtar).Do ti sjelli padyshim ndryshime dhe te ardhura me shume,ashtu si edhe turiste,por kemi 32 vite qe qe presim e presim nga kjo qeveri e cila mbush vetem xhepat e saj.Pa dashur te prek everine/ministrat dhe kryetarin e kesaj qeverie, e per te vazhduar edhe me tej me nenpunesat ,apo dhe popullin e shkrete,qe dita dites po largohen pasi ketu nuk te ofrohet asgje,Shendetsia -jo,Shkolla per femijet tane-jo,Spitale-jo,Cilesi ne Ushqime -jo.... e po te vazhdoj me rradhe jo jo jo....Qe ne fakt te gjitha keto ekzistojne por se si ju ofrohen qytetareve ka bere qe mos kete me shprese per vazhdimesi ne Shqiperi.Kam Punuar cdo dite qe 18 Vjece ,jam shkolluar dhe vazhdoj te punoj sot e 22 vite ,asnjehere se kam menduar dhe se mendoja largimin nga vendi im duke qene se beja gjithmone beja perpjekje per tja dale edhe dy pune, gjithmone per te jetuar me mire ashtu si cdo kush do te donte..shume lodhje dhe ne fund asgje.Cdo dite e ne vazhdim kuptojme qe ketu nuk ka me shprese,vetem se prinderit tane si do ti leme me ate pak pension qe marrin edhe pse kane punur nga 40 vite pune dhe vazhdojne e punojne edhe tani qe jane afo 75... e perse se ketu akoma nuk kemi nje minimum jetik ,akoma akoma akoma... e pse.... Akoma sot e pak 2 vite akoma durresi nuk eshte rindertuar pallatet /// pasi nuk ka punetore-se cdo punetore shkon dhe largohet se jashte Shqiperie paguhet me mire dhe le failjen vetem e si rrjedhoje ...pas pak ceshtje kohe largohet e gjithe familja.... KETA KETE DUAN... TE IKIN SHQIPETARET DHE TE JENe ATO BEJLERET QE DO TE JETOJNE NE SHQIPERINE TONE TE BUKUR.( me disa skllever sic jam edhe une sot).

    Përgjigju
    • Dakord: 11/08/2022 11:57

      Shko antaresohu te foltorja ose te partia e ilir metaj, ca po pret o fataliste?? Paske bere 2 pune ti dhe ske bere hajer????? Sje bere dot milionere apo cfare???

    • Sunny tirana: 11/08/2022 11:55

      Kemi trasheguar prapambetje, jo vetem ekonomike. Kemi qene jashte ketij sistemi, nuk e njihnim Nje vend nuk behet kollaj i zhvilluar. Sejcili zgjedh rrugen e vet. Po vendi jot nuk shahet.

  • Miri: 11/08/2022 10:32

    Suksese per projektin shpresoj te perfundoje sa me shpejt

    Përgjigju
  • Ornela: 11/08/2022 10:31

    Na kenaqni me kshu projektesh se vetem me punen tuaj kemi par zhvillim ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Altin: 11/08/2022 10:30

    Projekt i mrekullueshem mezi presim te mbaroje se jam i sigurt qe do e transformoje totalisht Durrsin

    Përgjigju
  • Lushka: 11/08/2022 09:13

    Urime nese do Dali egzaktesiht keshtu urime! Nje kryeveper! Por tja lejme kohes se mbase bie si projekt edhe ngel pezull si 1001 projektet te tjera...

    Përgjigju
  • erion: 11/08/2022 08:59

    dmth ky po na e ndot dhe te vetmin plazh ku kemi mundesi te bejme 5 dit pushime

    Përgjigju
  • Loni: 11/08/2022 08:36

    Me duket dicka e ngjashme me portin e Tivatit ne Mal te zi, Duhet me pa aka dhene ndonje benefit se per plazh me gjith ato jahte aty nuk eshte ??

    Përgjigju
    • A. N.: 11/08/2022 08:55

      Si rregull po u be porti me i madh i jahteve, nenkupton qe plazhi nuk ka pse te preferohet me aty. Duke patur parasysh qe mjetet tona lundruese do krijojne ndotje, rrjedhje karburantesh, shkarkime, bregdeti perreth do kete ndotje.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet moderatorja: I dashuri më rrahu barbarisht, sa përfundova në spital

Rrëfehet moderatorja: I dashuri më rrahu barbarisht, sa përfundova në spital