Nënshkruhet në Azerbajxhan memorandumi i gazifikimit të Korçës, Me Emiratet Arabe firmoset marrëveshja për kompani të përbashkët energjetike

Tirane- Qeveria shqiptare ka firmosur në Baku gjatë samitit botëror për klimën, marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët publike me kompaninë Masdar, gjigandin energjetik të Emirateve të Bashkuara.

Marrëveshja u firmos në prani të kryeministrit Rama dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed nga një përfaqësues i Korporatës Energjetike Shqiptare.

Krijimi i kësaj kompanie cilësohet edhe nga vetë Masdar një projekt strategjik që do të shfrytëzojë burimet e energjisë së rinovueshme që ka vendi ynë.

"Sot kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigandin Masdar' tha Balluku.

Siç e dini, Masdar është shumë aktiv në rajonin e ballkanit dhe në fakt jemi një nga kompanitë më të mëdha të energjisë së rinovueshme në botë. Jemi të lumtur që bashkëpunojmë me qeverinë dhe KESH për këtë projekt strategjik i cili do të shfrytëzojë burimet e jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme që Shqipëria ka, tha përfaqësuesi i kompanisë Masdar.

Një tjetër marrëveshje ishte ajo për gazifikimin e qytetit të Korçës. Pas takimit të kryeminsitrit Rama me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, u firmos një memorandum bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit nisur nga Korça si një projekt pilot.

Lajm shumë i mirë për familjarët, për bizneset për bujtinat, restoranet, hotelet, apo edhe për bizneset e reja që kur mendojnë ku ta vendosin binzesin e tyre, mund të zgkedhin korcën ku kanë një burim energjie alternative, tha Peleshi.

Me përfundimin e studimit të vizibilitetit dhe pritet të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik në mënyrë që projekti për gazifikimin e qytetit të Korçës i cili pritet të nisë në vitin 2025, të dorëzohet në 2027-ën.

“Planet tona janë që të nisim sa më parë nga puna duke nisur kështu me të gjithë pjesën inxhinierike tashmë që studimi i fizibilitetit ka mbaruar. Parashikohet që ky projekt të nisë gjatë vitit 2025 për t’u dorëzuar në vitin 2027”, theksoi zëvendëskryeministrja.

Ministrja mw tej shtoi se gazifikimi më pas do të shtrihet edhe në zonën e Pogradecit dhe në zonën e Ersekës.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/11/2024 02:15

    Do te shpetojne pyjet nga sepatat e korcareve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore