Nëntë të arrestuarit e laboratorit
të kokainës rezultojnë të varfër  

Nëntë të arrestuarit e laboratorit<br />të kokainës rezultojnë të varfër  
Nëntë të arrestuarit për trafik droge rezultojnë të varfër për sa i përket pasurisë së tyre të regjistruar në hipoteka, bankat e nivelit të dytë dhe Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR).

Në disa përgjigje që kanë mbërritur nga këto institucione në adresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka rezultuar se njeriu më i “pasur” rezulton të jetë Kelmend Dalipi, i cili ka disa llogari bankare me pak vlera monetare, ka të regjistruar si biznes privat një studio grafike në Elbasan dhe një pikë llotoje, që sipas burimeve, ambjentin ku ushtron aktivitet e ka të marrë me qira.

Ndërkohë që vëllai i tij Arjan Dalipi sipas burimeve të prokurorisë nuk rezulton të ketë pasuri, veç banesës së tij të ndodhur në Elbasan. Një tjetër person që rezulton me disa apartamente dhe që ka pasur mjaft transferua bankare, është i arretsuari Gentjan Gjonaj.

Në përgjigjet që bankat e nivelit të dytë kanë sjellë zyrtarisht në prokurori, kanë konfirmuar se Gentian Gjonaj ka pasur mjaft transferta bankare, kryesisht të bëra në individë me banim në Shqipëri dhe jo jashtë saj. Këto transferta disa milionëshe janë justifikuar me punime në ndërtime të ndryshme dhe shpenzime në puntorë, si pagesa mujore.
 
Ndërkohë QKR, ka dërguar një përgjigje zyrtare në prokurori se i arrestuari Gjonaj ka në pronësi kompaninë “AIN sh.p.k”, e cila ka një seri urdhër sekuestrosh të vendosura nga përmbarimi privat. Ndërsa nga ana e ministrisë së Transporteve janë kthyer disa përgjigje se këta persona disponojnë vetëm automjete personale.

Hoxha dhe Hyseni
Të varfër kanë rezultuar dhe dy shtetasit e tjerë të arrestuar si Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës dhe Ilir Hyseni alias Bali Meta, të cilësuar deri më tani nga prokuroria si organizatorë të trafikimit të kokainës nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.
 
Sipas shkesave zyrtare, të mbërritura në prokurori, Ermal Hoxha ka rezultuar të ketë marrë një kredi bankare për apartamentin e tij të marrë me qëra tek zona e “Unazës së Re”, ndërkohë që në emër të bashkëshortes së tij Rezarta Shkurta, QKR ka konfirmuar se rezulton e rregjistruar kompania “Hera Company”. Ndërsa për sa i përket prindërve të Ermal Hoxhës, zyra e hipotekës ka kthyer përgjigje se ata disponojnë vetëm një apartament në zonën e Laprakës në Tiranë.
 
Për Ilir Hysenin alias Bali Meta, bankat kanë konfirmuar se ka kryer disa transferta në euro, por këto për prokurorinë kanë qenë të vogla. Familja e Hysenit banon me qira në Tiranë, ndërkohë që asnjë e transfertë në emër të tij apo në emër të Ermal Hoxhës nuk është kryer në drejtim të ndonjë shteti të Amerikës Latine, prej nga vinte dhe lënda narkotike Kokainë. Ndërsa për personat e tjerë përgjigje kanë mbërritur se disponojnë vetëm një shtëpi në emër të prindërve të tyre.
 
Misteri i 322 mijë eurove
Ajo që për prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon të mbetet mister është fakti se kush nga të arrestuarit ka pasur pronësinë e shumës prej 322 mijë euro të kapura në makinën që drejtohej nga Sajmir Batku.

Asnjëri nga të arrestuarit nuk ka pranuar të flasë lidhur me këtë pjesë, duke lënë në mister se cili ishte destinacioni përfundimtar i kësaj shume eurosh. 322 mijë euro janë sekuestruar brenda në automjetin tip “Jeep” ku u gjet dhe sasia prej 19 kilogram kokainë e pastër, e gatshme për tu trafikuar në Gjermani. Sipas prokurorisë, për zbulimin e pronarit të kësaj sasie eurosh, nevojiten hetime dhe kohë për të qartësuar emrin e personit apo destinacionit se ku do përfundonin këto para.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg