Zbardhen ndëshkimet për 'të pabindurit'! 10-20 mijë lekë gjobë për shëtitjet dhe bllokim mjeti për 3 muaj! Përjashtim nuk bëjnë as motorët dhe biçikletat

Zbardhen ndëshkimet për 'të pabindurit'! 10-20 mijë lekë gjobë për shëtitjet dhe bllokim mjeti për 3 muaj! Përjashtim nuk bëjnë as motorët dhe biçikletat

Nëse lëviz në këmbë pas orës 18:00, 10 mijë lekë gjobë, nëse del nga liqeni 20 mijë lekë gjobë.  Ky është vendimi i marrë ditën e sotme nga qeveria dhe publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ndalimi i qarkullimit të njerëzve pas orës 18:00 në rrugë në të gjithë Shqipërinë u bë i ditur më herët nga kryeministri Rama, i cili tha se është një masë e shtuar në kushtet e emergjencës që ndodhet vendi për të luftuar koronavirusin.

Në aktin normativ parashikohet se kushdo që nuk zbaton urdhrin dhe del pas orës 18:00 do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe bllokim të automjetit privat me 3 muaj nëse disponon një të tillë.

Në lidhje me qytetarët që shëtisni nga liqeni apo në parqe  dhe nuk respektojnë rregullat për kufizimin e lëvizjes do të gjobiten e 20 mijë lekë dhe bllokim automjeti privat me 3 muaj nëse kanë një të tillë. Edhe ata që lëvizin me biçikletë, motor,  ciklomotor  ose  motomjet do të preket nga gjoba dhe do i bllokohet mjeti për 3 muaj.  Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë

“Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e lëvizjes    për    këmbësorët    sipas    orareve    të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë)  lekë  dhe  me  bllokim  3  muaj  të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. Individët,  të  cilët  nuk  zbatojnë  urdhrin  e dhënë  nga  organet  kompetente  për  kufizimin  e lëvizjeve në parqe   dhe   zona   të   gjelbërta   të hapura,  në  zonat  urbane,  apo  mjedise  të  tjera publike  të  hapura,  dënohen  me  gjobë  në  masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. 19.   Për   individët,   të   cilët,   në kushtet   e shkeljeve  të  pikave  17  dhe  18,  të  këtij  neni, lëvizin  me  biçikletë,  ciklomotor  ose  motomjet, zbatohet  edhe  masa  shoqëruese  e  bllokimit  të mjetit lëvizës për 3 muaj.”

Ndërgjegjësimi i qytetarëve pas urdhrit u pa dhe ditën e sotme ku në shumicën e qyteteve të Shqipërisë pas orës 18:00 nuk ka pasur lëvizje të njerëzve. Të paktë kanë qenë atë që kanë  dalë nga shtëpitë, ndërsa janë  lajmëruar nga patrullat e policisë që të shkojnë në shtëpi në të kundër do të përballen me gjobat

Ky vendim u mor gjatë ditës së sotme pasi shumica  e qytetarëve nuk po ndërgjegjësoheshin për rrezikun dhe se i kalonin këto ditë vetizolimi si të ishin ditë pushimi apo feste, duke bërë shëtitje dhe përfituar nga koha me diell.

 

 

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roi: 17/03/2020 08:59

    Mire virusi po nuk na le rehat as ky psikopati me ligjet e tija

    Përgjigju
    • Maliqi: 17/03/2020 11:50

      Nuk jane ligje. Ligjet i ben parlamenti. Parlamenti i Kujtim Gjuzit

  • Ripjellja: 17/03/2020 07:58

    Tall k...in me kete popull ky rr...q u mat pulsin mir ja u ben kur nuk ndihet njeri.

    Përgjigju
    • @xhatemja: 17/03/2020 10:24

      Ne Itali karantina zgjat 24 ore. Ne Shqiperi pas ores 18:00. Ne shqiperi ska karantine, ka tallava. Mendoni per te varferit se do ti gjeni ne kolltuqet tuaja me hunj ne dore.

    • Xhatemja: 17/03/2020 09:10

      Nuk eshte tu tall ka...in ore pall, hap syt or toc, franca sot ka nxjerr ushtrin, Italia ka 2 jave qe stele me dal nga comuna e duhet autocertificazion te tregosh se ku do te shkosh e po pate dal per qef te keput i kokerr denunce karabinieri po problemi oshte se ketu komentojne lloj lloj katunaresh si puna jote.

  • Juristi: 17/03/2020 07:21

    K/minister, a keshillohesh me juristet e tu para se te nxjerresh nje vendim? Cpune ke te bllokosh automjetin personal kur kap nje person qe ecen ne kembe? Teresisht joprporcionale. Nuk ndodh ne glob.

    Përgjigju
    • Petro: 17/03/2020 10:21

      Po janë po ato juristë që i keshillon ku një gjyqtar betohet para noterit janë po të njëjtët që bën lëmsh dhe zgjedhjet ku Dekretin e Presidentit të Republikës e cfuqizon me gjykatë administ apo civile

    • Delinquenti: 17/03/2020 10:00

      Se te kap ke liqeni qe ecen ne kom do te thot qe deri aty ke shku........ me car nga KAMZA E "MZIUT"ME CAR KE ARDH DHE ATYRE OSHT MIR TI SEKUESTROJ EDHE LLOGARIN BANKARE DERI SA TA KUPTOJNE QE LIGJET JANE LIGJE. Por si gjithmone nuk eshte problem ligji por I atyne qe kerkojne ta interpretojne si I don qefi. Me kto masa rezultati do te shift mas 9 mujve me rritjen e popullsis qe edhe ajo nje gje mir......

  • Jugu: 17/03/2020 07:16

    Rama Vazhdon te nxjerri ligje nga Surreli.C'do dite kur deshirat si plotesohen diten tjeter nxjerr ligj te ri. Nqs se se paguan gjoben 10 mijeshe ne vend pse jo policia te te mos marri celularin apo kuleten. Mund edhe te te shoqeroje ne shteti edhe te te mbylli me force. Pse jo pensionisteve tu marri karten e identitetit dhe tu bllokoje pensionet. Sigurisht Rames i duket vetja se eshte ne komplet kontroll te shtetit me keto ligje.Idiot. E vetmja garanci eshte se Rama eshte Km i nje rrepublike bannanash.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 17/03/2020 07:10

    KETO MASA JANE MESE TE DREJTA PER TE BINDUR ATE PAKICE QE NUK BINDEN SE PREJ ASAJ PAKICE MUND TE INFEKTOHET EDHE SHUMICA, kurse per ato qe I kundershtojne keto masa do ti kujtoja ate historine e ATIJ QE PYETI CAR UJI I KE DHENE ME PI GOMARIT kshtu eshte dhe me kto keq me I myll dhe keq me I lon hap POR UN JAM SIDO TE SHKOJ DAKORT TE MBYLLEN RREZULTAT DO TE KETE PA TJETER DHE SHUM ME I SHPEJTE SESA TE JEMI TE LIRE PER TE LEVIZUR

    Përgjigju
  • Sss: 17/03/2020 05:45

    Ky do na i bej m keq se enveri

    Përgjigju
  • vjeshta: 17/03/2020 03:19

    Në Bergamo Itali nuk mund të dalësh me bicikletë sepse po u rrëzove duhet të të cojnë në spital, ku nuk kanë makina, mjekë dhe kohë për ty. Prrandaj gjobë kujt del me bicikletë

    Përgjigju
  • pilo: 17/03/2020 02:16

    te erdhi dita o ed rama qe ti denosh njerzit pa gjyq te rrijne ne shtepi. faj ka ky popull qe svjen te ti nxjerri syte aty ne surrel ku je fshehur.

    Përgjigju
    • FffggA: 17/03/2020 08:16

      Qenke palle fare ti ore

  • Loran: 16/03/2020 23:41

    Boll esht boll

    Përgjigju
  • Kuriozi: 16/03/2020 23:36

    Jo me, nuk dua te shajme . Dua te pyesim a Jane te ligjshme masat ? Dhe a ke zgjidhur problematikat e tjera bazike ? Se Duket Po çalon pjesa trajtimit financiar te shoqerise. Edhe hitleri,stalini,pinocheti, per mire mendoi por ... Kuriozi

    Përgjigju
    • Dimri: 17/03/2020 08:09

      Te shtrengojme rripin. Sic thoshte babi i k.ministrit. Ti vjeshta harron qe nje pjese e mire e popullsise ka kohe qe ha nje vakt ne dite. Ambjentet qe frekuenton ti jane plot me barkderra. Ti s’i shikon barkthatet. Nuk duken qe atje ku je ti. Zbrit

    • vjeshta: 17/03/2020 03:23

      Po preokupohet të zgjidhë problemin shëndetësor dhe të mbijeteses.Nuk vdes njeri urie. Fundja të hamë një vakt më pak,se nuk u bë Nami. Ke parë njerëz barkmëdhej më shumë se në Shqipëri?_

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja