Mungon avokati,shtyhet sërisht gjyqi për Emiljano Shullazin

Mungon avokati,shtyhet sërisht gjyqi për Emiljano Shullazin

Emiljano Shullazi dhe Ylvi Beqja

Seanca e rradhës për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë është shtyrë, ku shkak është bërë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës. Trupi gjykues i mbledhur ditën e sotme, pasi ka bërë verifikimin e palëve ka konstatuar mungesën e njërit prej avokatëve të të pandehurve dhe për pasojë, ka vendosur që seanca të shtyhet për në datën 15 mars. Në sallën e gjyqit nuk kanë qënë të gjithë të pandehurit. Kujtojmë që procesi gjyqësor kundër Shullazit është shtyre disa herë, taktikë kjo që është ndjekur dhe nga Dritan Dajti, i cili pak ditë më parë arriti të rrëzojë në apel, dënimin me burgim të përjetshëm dhe të dënohet përfundimisht me 25 vite burgim.

Të njëjtën gjë është duke synuar dhe Shullazi në Apelin e Krimeve të Rënda, duke kërkuar pafajësi për akuzat e ngritura. Pikërisht dëshmia e Ylvi Beqja, është ajo që po mban në qeli Shullazin, i cili është dënuar me 14 vite burg, dhe tre anëtarët e tjerë të grupit Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të cilët kanë marë dënime më të ulëta.

Për tre akuzat e ngritur nga prokuroria e Krimeve të Rënda si gjobëvënia dhe shkatërimi me eksploziv të pronës ndaj biznesmenit Adriatik Kërçuku, shkatërimi me eksploziv ndaj pronës së Jani Zakës dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, Emilajno Shullazi mori pafajësi nga gjykata. Pafajësi morën dhe katër anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal, për tre akuzat e sipërcituara. Gjykata tha se të pandehurit nuk ishin gjetur fajtorë për dy raste të vendosjes së tritolit ndaj subjekteve që ishin kërcënuar, përfshi tritolin në garazhin e biznesmenit Zaka. Po ashtu ata nuk ishin gjetur fajtorë as për kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni e ish-rektorit Dhori Kule.
 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen