Sot Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre
Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo
Sot do të jetë mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës, për herë të parë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë, Jorgo Goro. Këshilli bashkiak pritet të caktojë njërin prej dy nënkryetarëve të bashkisë në detyrën e kryetarit.
Për mediat dha një prononcim, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Ai u shpreh se diçka e tillë është kompetencë e këshillit dhe janë ata përgjegjës nëse diçka e tillë vendoset nesër në rend dite.
'Nuk ka votë, fletë votimi, kuti votimi, komision votimi. Por vetë këshilli cakton. Procedurën se si e cakton është punë e tyre. Mundet që një nga anëtarët e këshillit të propozojë një nga dy nënkryetarët dhe të kërkohet miratimi me ngritjen e dorës. Pra cakton, nuk zgjedh. Duhet ta sqarojmë këtë gjë për publikun.
Nesër ka një mbledhje të këshillit të bashkisë së Himarës me një rend të përcaktuar. Unë nuk e di, kjo është totalisht kompetencë e këshillit të bashkisë. Janë ata përgjegjës për të vendosur në rend të ditës ose jo sipas mënyrës së funksionimit të këshillit të bashkisë për ta përcaktuar ose jo, do të bëhet apo nuk do të bëhet nesër caktimi i njërit nga dy nënkryetarët.', u shpreh Tavo.
Jorgo Goro u vu në pranga ditën e shtunë më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Prej kohësh është përfolur për një kryetar tjetër në bashkinë e Himarës, pasi kandidati që fitoi më 14 maj, Fredi Beleri ndodhet në burg, ndërsa Goro ushtronte detyrën ende megjithëse humbi zgjedhjet.
Fillimisht u fol se mazhoranca do të caktonte Vangjel Tavon në këtë detyrë, mirëpo pak kohë më parë kryeministri e emëroi prefekt të qarkut të Vlorës.
G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.3%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 2217
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, turistja gjermane rrëzon amerikanen nga shkallët në Lukovë
22 Prill, 15:19
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Vangjel Tavo: Çështje që i takon Greqisë! Mitsotakis në vështirësi, do votat e ekstremistëve të djathtë
22 Prill, 12:15
-
Partia e Mitsotakis shpall zyrtarisht kandidat për eurodeputet Fredi Belerin! Nëse fiton heq dorë nga mandati si kryebashkiak i Himarës
15 Prill, 18:56
-
Himarë, po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh, arrestohet 38-vjeçari
15 Prill, 12:02
-
SPAK vë në sekuestro preventive tërë sipërfaqen prej 10 592 m2 ku Artan Gaçi do të ndërtonte kompleksin turistik
5 Prill, 10:36
-
Dritan Hila: Greku i mirë Vangjel Tavo!
2 Prill, 21:02
-
Intervista/ Vangjel Tavo për Report Tv: S'i druhem presioneve, as tërhiqem! Në Himarë nuk trazohet qetësia nga një grupim i vogël! Kam folur me Ramën
1 Prill, 17:26
-
Si zgjidhet kriza në Bashkinë e Himarës
1 Prill, 14:45
-
Pse bomba- Himara, nuk plasi!
31 Mars, 17:24
-
Këshilltari i PL votoi kryebashkiaken e re, Meta e 'zhyt' në det: S’ka kënaqësi më të madhe se të lindësh në Skrapar e të vdesësh në Himarë (Video)
30 Mars, 19:14
-
VIDEO/ Ilir Meta takon babanë e Fredi Belerit: Himara do ia tregojë regjimit vendin edhe nga burgu! Të hënën do kërkoj të vizitoj të rrëmbyerin politik
30 Mars, 18:53
-
2 atentatet e MAVI për të eliminuar Vangjel Tavon, studiuesi Bido: Dje në Himarë e sulmuan njerëz të Belerit
30 Mars, 17:08
Saje Tahiri do qe kandidat adapt.
PërgjigjuPo sikur te caktojme Zen sypeshkaqenin te ngelet hatri ty. Meqenese Zeni ka prona ne Himare.