Nesër mblidhet kryesia e PD, Basha: Do të marrim një vendim të rëndësishëm për shoqërinë e politikën shqiptare

Nesër mblidhet kryesia e PD, Basha: Do të marrim një vendim të rëndësishëm për shoqërinë e politikën shqiptare

Lulzim Basha

Nesër Basha do të mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi zgjedhjet. Në një postim në Facebook ai lajmëron se kryesia e PD-së se do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri.

"Me mbështetjen dhe ndihmën e vyer të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), pranë Partisë Republikane të SHBA dhe të Partisë Konservatore Britanike e Fondacionit Uestminster për Demokracinë  kemi garantuar parimet dhe rregullat për përfshirjen e drejtpërdrejtë të anëtarësisë në propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve.  Një ditë përpara këtij vendimi të rëndësishëm, pata kënaqësinë të falenderoj gjatë një videokonference z. David Jones, Drejtuesin e Panelit Parlamentar për Vlerësimin e Kandidatëve në Partinë Konservatore Britanike dhe z. Thibault Muzergues, Drejtor i Programit për Europën në Institutin Ndërkombëtar Republikan për ndihmën e çmuar që na kanë dhënë në këtë rrugëtim sfidues", thotë Basha.

Sipas tij, modeli që do të miratohet neser në kryesinë e Partisë Demokratike, do të kontribojë për demokratizimin e jetës politike dhe duhet të jetë shembull edhe për partitë e tjera në vend.

 "Ky është një hap i rëndësishëm për demokracinë tonë. Natyrisht gara e vërtetë për demokratët dhe opozitën nis pas këtij procesi, për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që punon për njerëzit, dhe jo për vete", tha Basha.

Ditën e djeshme dy forcat më të kryesore politike PS dhe PD filluan të organizohen për zgjedhjet e ardhshme politike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 25/06/2020 07:46

    Me siguri ndoje ka..llik

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 24/06/2020 21:40

    Ik re bryl i shpum,do na sajosh nej KOP si ai 2004-2005 qe vajti ne gop te gopit? Ik re lyltsim futi nej sy gjume e bej noj dallavere korrupsioni me Edin e mazhorances se nuk je per kryetar opozite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër