Nesër BE miraton 922 milionë euro për Shqipërinë nga Plani i Rritjes, Komisionerja Marta Kos: Urime, ndër të parat në Ballkanin Perëndimor që përfitoi

Nesër BE miraton 922 milionë euro për Shqipërinë nga Plani i Rritjes, Komisionerja Marta Kos: Urime, ndër të parat në Ballkanin Perëndimor që përfitoi

Marta Kos dhe Edi Rama, Tiranë, 13 mars 2025

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të parat shtete nga Ballkani Perëndimor që do të "prekin" fondet e BE-së pjesë e Planit të Rritjes.

Komisionerja për zgjerimin Marta Kos përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve e të parafinancimit.

“Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t'i sjellë vendet më afër BE-së”, shkruan komisionerja.

BE miratoi sot fondet e parafinancimit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë miratimi do të bëhet ditën e martë.

Nga ‘Plani i Rritjes’ vendi ka në dispozicion 922 milionë euro kredi dhe grante që do të shërbejnë për të realizuar reformat e domosdoshme për tu bërë pjesë e BE. Fondet do të tërhiqen gradualisht në varësi të projekteve dhe kushteve që do të plotësohen.

Më 13 mars Kuvendi miratoi marrëveshjen e huasë me BE-në, në kuadër të zgjerimit për Ballkanin Perëndimorë që parashikon 657 mln euro kredi ne kushte të favorshme dhe 264 euro grante. Fonde që do të merren gradualisht sipas projekteve që do financohen dhe kushteve që do të plotësohen. Fondet që vendi do të marrë nga BE, do të menaxhohen dhe mbikëqyren nga Banka Evropiane e Investimeve, e cila do të hapë një zyrë edhe në Shqipëri.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar

Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar