Nesër nis viti i ri shkollor 2024-2025, policia gati planin e masave: Shtohet prezenca e efektivëve pranë shkollave! Teste për alkool shoferëve që transportojnë nxënësit

Nesër nis viti i ri shkollor 2024-2025, policia gati planin e masave: Shtohet prezenca e efektivëve pranë shkollave! Teste për alkool shoferëve që transportojnë nxënësit

Foto arkive

Në Shqipëri nesër nis viti i ri shkollor 2024 – 2025. Policia e Shtetit njofton se ka hartuar një plan masash me detyra të qarta për kontrollin e territorit, ruajtjen e rendit dhe angazhimin e policisë kriminale dhe rrugore, bazuar dhe në një vlerësim të situatës kriminale në të gjitha qarqet.

Qëllimi i këtij plani është garantimi i sigurisë publike, ruajtja e rendit dhe qetësisë, parandalimi i fenomeneve negative në shkolla, si dhe rritja e sigurisë për nxënësit dhe personelin mësimor, si në mjediset e shkollave ashtu edhe në rrugë.  Përpara fillimit të vitit shkollor është bërë një vlerësim i situatës kriminale në të gjitha qarqet. Bazuar në këtë vlerësim, strukturat vendore të policisë kanë hartuar Plane Masash me detyra të qarta për kontrollin e territorit, ruajtjen e rendit dhe angazhimin e policisë kriminale dhe rrugore.
” thuhet në njoftimin e sotem për median.

Për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor dhe sigurinë e nxënësve në ambientet e jashtme dhe në afërsi të shkollave, Policia e Shtetit ka angazhuar Ndihmës Specialistët e Policisë në zona, punonjësit e Policimit në Komunitet, shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, Forcën e Posaçme.

Plani i masave 
Janë caktuar detyra të detajuara për punonjësit e policisë që shërbejnë pranë shkollave.
-Prezenca e shtuar e policisë në këto ambiente synon të mbledhë dhe të trajtojë informacionet në kohë reale, duke vepruar shpejt për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në shkolla apo pranë tyre, thuhet në njoftimin e policisë. 

-Në këtë kontekst, po bashkëpunohet ngushtësisht me Drejtoritë Arsimore Rajonale, drejtuesit e shkollave, stafet mësimore dhe oficerët e sigurisë në shkolla për të garantuar fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për çdo nxënës.
-Me fillimin e vitit të ri shkollor, Ndihmës Specialistët në zona do të kenë kontakt të përditshëm me oficerët e sigurisë dhe drejtuesit e shkollave.
- Edhe Patrullat e Përgjithshme do të jenë të pranishme sipas juridiksionit të tyre.
-Policia Rrugore do të ketë një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor.
- Do të kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe rigoroze për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të nxënësve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:04
Nesër nis shkolla/ Ndalohet lëvizja e furgonëve të mallrave në orën 07:00-09:00, Bashkia apel edhe për prindërit në administratë publike

1725787748_shkolla.JPG

Ditën e nersërme 9 shtator, nis viti i ri shkollor.  Me nisjen e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një regjim të ri për qarkullimin e trafikut, për të shmangur vonesat për prindërit dhe fëmijët gjatë orëve të mëngjesit.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një regjim të ri për qarkullimin e trafikut, për të shmangur vonesat për prindërit dhe fëmijët gjatë orëve të mëngjesit.

Policia do të rekrutojë vullnetarë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në mënyrë që të menaxhojnë fluksin në çdo shkollë. Gjithashtu, ai theksoi se do të jetë e ndaluar lëvizja e automjeteve që furnizojnë dyqanet nga ora 07:00 deri në 09:00 të mëngjesit.

“Të hënën do të futemi me regjimin e ri të trafikut. Do të angazhojmë edhe vullnetarë për të ndihmuar fëmijët të kalojnë në vijat e bardha, përveç ndihmës nga Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore. Në fundjavë do të publikojmë urdhërin e kryetarit të bashkisë për orarin e qarkullimit në mëngjes. Në çdo vend të botës, në orën 7:00 nuk ka njeri që vjen me makina të sjellë patatina. O merri një natë më përpara ose nuk mundet që në orën 8:00 të bësh garë kush shkon në shpejt, fëmijët në shkollë apo çipsat dhe çimçakizat në dyqan. Gjatë kohës që shkojnë fëmijët në shkollë, nga ora 7:00 me 9:00, ne do t’i pezullojmë totalisht makinat e furnizimit”, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj pak ditë më parë.

Bashkia një apel e ka edhe për prindërit që punojnë në administratë publike, që të shmangin lëvizjen deri në 09:00 të mëngjesit, duke qenë se me orarin e ri mund të paraqiten në vendin e punës më vonë, mjafton që të plotësojnë orarin e plotë.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

12 drejtuesit politik të PS, Andoni në Report Tv: Bardhi përballë Ballukut e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

12 drejtuesit politik të PS, Andoni në Report Tv: Bardhi përballë Ballukut e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës