Samiti i Procesit të Berlinit, Fakulteti i Historisë dhe Ekonomiku njoftojnë studentët: E hëna pushim për shkak të bllokimit të rrugëve

Samiti i Procesit të Berlinit, Fakulteti i Historisë dhe Ekonomiku njoftojnë studentët: E hëna pushim për shkak të bllokimit të rrugëve

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Fakulteti Ekonomik dhe ai i Histori-Filologjisë kanë njoftuar studentët se ditën e hënë do të jetë pushim, për shkak të masave të marra nga policia në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë.

Njoftimi është ndarë në Facebook, ndërsa dita e hënë do të zëvëndësohet një ditë tjetër.

Një ndër rrugët që do të bllokohen është edhe ajo e ‘Elbasanit’.

"Njoftim për studentët dhe stafin e Fakultetit të Ekonomisë, Me vendim të Dekanatit, për arsye të masave të marra për bllokimin e rrugëve në zonën ku ndodhet godina e Fakultetit të Ekonomisë edhe për këmbësorët, për shkak të zhvillimit të Samitit të Berlinit në Tiranë, njoftohen studentët dhe stafi se dita e hënë datë 16 Tetor 2023 do të jetë pushim dhe do të zëvendësohet një ditë tjetër."

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?