TIRANË- Vetëm pak ditë para se në Tiranë të diskutohet në Gjykatë Kushtetuese vendimi i qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, një opinion i Komisionit të Venecias i vjen në ndihmë mbrojtjes së Erion Veliajt.
Organi më prestigjioz evropian sa i përket të drejtës kushtetuese dhe lirive të njeriut, thotë se shkarkimi i të zgjedhurve vendorë, sidomos kur bëhet nga pushteti qendror për shkak të ndalimit apo paraburgimit të tyre prek thelbin e autonomisë vendore dhe shkel parimet e Vetëqeverisjes Vendore.”
“Komisioni ka thënë në të kaluarën se kushtet nën të cilat kompetencat e një këshilltari bashkiak mund të pezullohen dhe procedura e verifikimit duhet të përcaktohen në një mënyrë të qartë dhe të saktë, dhe në përputhje me parimin se shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur është një masë e jashtëzakonshme që duhet të zbatohet vetëm në rastet e dështimeve serioze”, thuhet në raport.
Komisioni i Venecias merr në shqyrtim në mënyrë shteruese edhe paraburgimin e të zgjedhurve vendorë, duke nënvizuar se kjo çështje duhet të trajtohen me kujdes të veçantë. Duke cituar një vendim te GJEDNJ-ja, Venecia thotë se paraburgimi i zgjatur mund të shkelë të drejta të shumta të Konventës, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe ndalimin e kufizimeve të fshehta, veçanërisht kur një paraburgim i tillë pengon pjesëmarrjen efektive politike.
Në pikën 64 të raportit thuhet se kur zbatohet për kryetarët e bashkive, paraburgimi prodhon efekte të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në liritë e mbrojtura.
“Drejtpërdrejt, paraburgimi mund të parandalojë ndërveprimin publik dhe mundësinë për të shprehur ide, duke shtypur kështu fjalimin kryesor politik dhe aktivitetin përfaqësues. Në mënyrë indirekte, kjo i pengon aktorët publikë dhe qytetarët të marrin pjesë në takime dhe protesta politike, nga frika e përgjegjësisë ose hakmarrjes së bazuar në shoqata”, thotë raporti.
Venecia e thekson fort se paraburgimi i kryetarëve të bashkive ndërpret marrëdhënien zgjedhore midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
“Kur kryetarët e bashkive ndalohen për periudha të zgjatura pa dënim, votuesit humbasin aftësinë për t'i mbajtur udhëheqësit e tyre vendorë përgjegjës përmes mjeteve demokratike”, thuhet në raport.
Në raport evidentohet qartë se ndikimi i paraburgimit të kryetarëve të bashkive është i dyfishtë: ai mund të ndikojë jo vetëm mbi të drejtat individuale të kryetarit të prekur, por gjithashtu shtrihet përtej individit dhe ndikon mbi të drejtat e zgjedhësve, zgjedhja e të cilëve, e shprehur në mënyrë demokratike përmes votës, mund të dëmtohet përmes emërimit të një kryetari bashkie që nuk përputhet me vullnetin e tyre zgjedhor.
Në një analizë të bërë situatës në vende të ndryshme, Venecia arrin në përfundimin se në shumicën e shteteve të Këshillit të Evropës shkarkimi i një kryetari bashkie bëhet vetëm kur ka një vendim gjyqësor të formës së prerë. Opinioni i Venecias është bërë pas një kërkesë të bërë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës mbi situatën e ndalimit të zgjatur para gjyqit të kryetarëve të opozitës në Turqi.

Kliko këtu për dokumentin e plotë në SHQIP

Kliko këtu për dokumentin e plotë në ANGLISHT
Komente










Arrestimi dhe mbajtja në burg për 8 muaj e E Veliajt është një komplot i organizuar dhe dirigjuar nga politika e lartë .Ndërsa Olsi bulloni ka ko flikt interesi sepse kryetari i bashkisë nuk i dha kejë për shtesë pallati noterit ndërtues.Mbajtja e tij në kushte të rrepta sigurie sikur të ishte anëtar i bandave kriminale ishte i qëllimshëm e antinjerëzor.Ti çosh policë edhe atje ku bën kolonoskopi është një qëndrim mizor e antihuman që as gestapua naziste nuk e ka bër.Turp,turp për ministrinë e drejtësisë dhe Ulusiun e Manjës.Shpresoj që prokuroria të dështoj në akuzat e saj ndaj Erionit që po gjykohet për të brëndëshmet e gruas….!Sa e turpëshme….!!!!
Përgjigju