Edhe Lezha në gjendje të jashtëzakonshme, Rama: O i’a dalim bashkë o hajër s'bëjmë më kurrë

Zgjerohet harta e qyteteve me gjendje të jashtëzakonshme pas tërmetit tragjik të mëngjesit të së martës. Pas Tiranës, Durrësit dhe Laçit nesër qeveria do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë. Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ndërsa vendimi pritet që të merret nesër në mbledhjen e mëngjesit të qeverisë, sikur ka ndodhur në tre ditët e fundit. Kreu i qeverisë thotë se kjo që i ndodhi Shqipërisë është një sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup.

"Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore. Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o i’a dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!" tha ai.

Në Bashkinë e Lezhës tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pas mjaft pasoja. Deri tani raportohet për 760 banesa të dëmtuara mes tyre dhe shumë pallate brenda qytetit. Nga verifikimet që janë bërë deri më tani nga grupet e punës së bashkisë rezulton se 81 banesa janë të pabanueshme mes të cilëve dhe dy pallate, duke lënë të pastrehë qindra banorë.

Situata më problematike paraqitet brenda qytetit të Lezhës ku janë rreth 48 objekte të dëmtuara mes tyre dhe godina të institucioneve shtetërore. Kjo situata ka detyruar qeverinë që të shpallë edhe në Lezhë gjendjen e jashtëzakonshme.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 30/11/2019 04:35

    Sot tha sazan guri qe grupet e arkitekteve qe shkuan per inspektim nga qeveria ne thumane pas termetit te 21 shtatorit i kane siguruar se pallatet jane te sigurta,,ai hysenlliu dhe dako ne durres duhen arrestuar sa me pare,,,n.q.s nuk do edi qe te dalesh ne opozite...

    Përgjigju
  • Arben: 30/11/2019 03:29

    O EDO MEQE GJENDJA ESHTE E JASHTZAKONSHME DHE E RENDE,,,,MOBILIZO FUQISHEM ELISA SPIRE--PALEN TE ULERASE SE SKENDERBEU DO I ZGJIDHI TE GJITHA,,OSE MERR ATE KU...EN E AMBASADORIT ROMINA KUKEN TE MERRET ME HOTELET SE E NJEH MIRE SI SEKTOR..AJO IA DEL MBANE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?