265 efektivë të policisë së Vlorës që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor kanë zhvilluar instruktazhin e fundit përpara datës së zgjedhjeve. 

Shpëtim Hasanaliaj, nën drejtor i policisë së Vlorës, ka drejtuar sesionin e fundit të trajnimit për policinë e Vlorës. Hasanaliaj ka shpjeguar për të gjithë efektivët e policisë mënyrën se si duhet të sillen ditën e procesit zgjedhor dhe numërimit të votave. 

Gjithashtu ka dhënë porositë e fundit për të gjithë efektivët, se si duhet të vëzhgojnë ambientet zgjedhore, KZAZ apo qendrat e votimit. 

Po ashtu, ka caktuar për çdo efektiv policie të gjitha detyrat që duhet të zbatojë ditën e zgjedhjeve dhe më pas. 

Për strukturat e policisë janë ndarë edhe oraret se kur duhet të jenë në detyrë, por edhe mënyra se si duhet të vishen, qëndrojnë dhe komunikojnë pranë çdo qendre votimi apo KZAZ-je.


Lajmi kryesor:

Nesër zgjedhjet në 5 Bashki, Report Tv transmetim maratonë! 334 mijë qytetarë do zgjedhin kryebashkiakët e rinj