Shqipëria rihap kufijtë ajrorë, nga 22 qershori rinisin fluturimet nga Rinasi

TIRANE-Pas tre muajsh, të hënën rihapen plotësisht kufijtë ajror të Shqipërisë. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se duke filluar nga data 22 qershor të gjitha kompanitë ajrore do të kenë mundësinë që të fluturojnë nga Aeroporti Nënë Tereza për në shtetet e huaja, por me një kusht. Kompanitë e fluturimeve do të duhet të marrin leje në shtetet përkatëse ku duan të fluturojnë, nëse ato do ti lejojnë të kryejnë fluturimin, apo jo. Pra ne presim shtetas të huaj në vendin tonë, por në rast se shtetet nuk japin leje për shqiptarët, fluturimi nuk bëhet.  

Konkretisht nëse një kompani do të fluturoj drejt Italisë, ajo duhet të marrë leje në Aviacionin Italian për të bërë fluturimin, pra nuk do të ketë marrëveshje mes shteteve por ju lihet në dorë kompanive të sigurojnë rezervimin e fluturimeve.

Përgjatë javës që fillon në datë 22 qershor 2020, për skedulat e aktivizuara, shoqëritë ajrore duhet të marrin masa e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Po ashtu operatorët ajrorë që do të ulen dhe do të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA, për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit. I gjithë ky proces do të monitorohet në mënyrë rigoroze nga Aviacioni Civil Shqiptar.

Gjatë fluturimeve kompanitë ajrore duhet të respektojnë në mënyrë të rreptë edhe protokollet shëndetësore. Ndërsa fluturimet e rregullta, sipas edhe deklaratës së Komisionit Evropian, pritet të rifillojnë më 1 korrik. Deri më tani vendi ka filluar fluturimet vetëm me Austrinë, Greqinë dhe Serbinë, por që drejt këtyre vendeve mund të fluturojnë vetëm shtetasit rezident.

Njoftim i plote
Në kuadër të iniciativave për ringritjen e industrisë së aviacionit civil në Shqipëri, pas vështirësive që rezultuan nga situata e paprecedent e COVID- 19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për rifillimin gradual dhe të sigurtë të aktivitetit të transportit ajror.

Prioritet i veprimtarisë në kontekstin në fjalë është rivënia në funksionim e transportit ajror në përputhje me rregullat parandaluese dhe mbrojtëse të sigurisë së shëndetit, hartuar sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të organizmave ndërkombëtarë të aviacionit civil dhe atyre të shëndetit publik.

Duke mirëkuptuar e mbështetur dëshirën dhe nevojën e shoqërive ajrore që kanë skeduluar fluturime të rregullta ndërkombëtare për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, për të nisur sa më shpejtë aktivitetin e tyre, dëshirojmë të konfirmojmë se të gjitha përpjekjet po ndërmerren nga autoritetet shtetërore shqiptare për të mundësuar rifillimin e fluturimeve në mënyrë të koordinuar dhe të organizuar me shtetet partnere me të cilat zbatojmë Marrëveshje të Shërbimeve Ajrore.

Duke konsideruar deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, sipas së cilës rekomandohet ndër të tjera heqja e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë, Bosnje- Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, duke filluar nga 1 Korrik 2020 si dhe duke konsideruar angazhimet e disa shteteve të tjera të Zonës Shengen për të ndjekur të njëjtën qasje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 22 qershor 2020, do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

Përgjatë javës që fillon në datë 22 qershor 2020, për skedulat e aktivizuara, shoqëritë ajrore duhet të marrin masa e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë rigorozisht zbatimin e këtyre masave.

Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmbahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit.

Përtej lajmit të shumëpritur për rinisjen e fluturimeve ajrore Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm që të garantohen operimet e sigurta, eficiente dhe mbi të gjitha siguria e shëndetit të punonjësve të këtij sektori dhe ajo e pasagjerëve" thuhet në njoftim. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deutschland: 20/06/2020 23:35

    Ne kishim fluturim me Austrian ne date 25 per ne Shqiperi.Na e anulluan.Pagesa ende sna eshte kthyer.

    Përgjigju
  • Anonim: 20/06/2020 18:39

    Si eshte e mundur qe Austria i ka hapur fluturimet,kishim reservuar bilete per Tirane dhe na derguan Email qe nuk mund te fluturojn,edhe pagesen nuk na e kan kthyer akoma.

    Përgjigju
  • Eri: 20/06/2020 17:52

    Shqiperia ti hapi sa te doj kufijt po kur ti mbyllin tjeret nuk na duhen fare...imagjino sa ti hap BE-ja kur ta mbyll kufirin Mali i Zi...shtet rrumpall

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/06/2020 14:35

    Ku eshte pare qe te korruptuarit te shkarkojne te zgjedhurin e tyre president te korruptuar? Vetem nese ju shterngohen mengenete nga USA @ EU kjo mund dhe do te ndodhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët