Nga 30 shkon 60 euro! Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi rrisin çmimin e biletave në kulmin e sezonit turistik

Korriku ka nisur me temperatura te larta dhe të shumtë janë pushuesit kryesisht ëe huaj te cilet kane zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për pushime. Ata jane nga shtete te ndryshme te botes, si Italia, Hungaria, Franca, Maroko por dhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Shprehen se Vlora është zgjedhja e parë jo vetëm për bregdetin e mrekullueshem por dhe sherbimet e mira hoteliere dhe restorantet.

Po kështu fluksi është shtuar dhe në portin detar të Vlorës, tragetet e linjës Vlorë-Brindisi sjellin çdo javë me qindra udhëtarë. Vendin kryesor e zënë emigrantët që kthehen për pushime në atdhe si dhe turistët italianë sidomos nga zona e jugut. Gjatë pikut të sezonit, kompanitë e lundrimit kanë rritur çmimin e biletave dhe gjithcka lidhet me kërkesë-oferten, pohon drejtori i portit, Ilir Banushi në intervistë për "Report tv".  

Nga shtatori deri në maj, biletat kushtojnë 25-30 euro personi për linjën Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas, ndërsa në pikun e sezonit, Korrik-Gusht, bileta shkon nga 50 deri në 60 euro personi.

Një vit më parë në Vlorë u përpunuan rreth 215 mije pasagjere në muajt korrik gusht, ndërsa këtë vit shifra pritet të rritet me 10 për qind, bazuar në rezervimet e pasagjerëve për tragetet.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp