Nga Basha tek Ademi e Fevziu, si u bë lëmsh politika dhe media shqiptare me festat e nëntorit (GAFAT)

Datat 28-29 nëntor festohen gjithmonë nga shqiptarët anembanë botës. Këto janë ditët kur nëse je shqiptar i shikon rrjetet sociale të mbushura me foto kuqezi, teksa të gjithë urojnë njëri-tjetrin për Ditën e Flamurit dhe për Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, me postimet patriotike.

Por ky vit pati shumë incidente dhe gafa nga personazhet publikë shqiptarë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri lëmsh datat gjatë homazheve nga “Varrezat e Dëshmorëve”. Duke dashur t’i referohej 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbi kalanë e Krujës, Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1443. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.

Këtë gafë të kreut të PD-së, kryeministri Edi Rama e ironizoi me një postim në rrjetet sociale ku krahas tij shkruante: “Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim.”

Por nuk vonoi dhe më pas kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike në në Fier, Luan Baçi uroi 106-vjetorin e Pavarësisë, përpara kamerave dhe tha se Skënderbeu e ngriti flamurin në Vlorë. Sigurisht që as ky incident nuk i shpëtoi kryeministrit Edi Rama, i cili vetëm pak çaste më pas e publikoi në profilin e tij në rrjetet sociale dhe krahas videos shkruante: “O zot mëshirëplotë shpëtoje këtë parti.”

Ajo që bëri xhiron e rrjetit ishte edhe lapsusi i kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit, e cila e cilësoi 29 Nentorin, një ditë të zezë për qytetin e saj. “Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoni historianëve. Unë nuk jam historiane. Por në atë çfarë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi,”- dëgjohet teksa thotë Admei në deklaratën për mediat teksa po uronte 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Sërish kryeministri Edi Rama këtë deklaratë e ndau me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram ku nuk e kurseu as ironinë teksa shkruante krahas videos: “Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?!”

Një tjetër video që bëri xhiron e rrjetit është edhe ajo e fjalimit që mbajti deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj. Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e të rënëve të Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare të organizuar në Vlorë, Velaj deklaroi se ishte përvjetori i 70-të i luftës, kur në fakt ky është viti i 74-tërt.

"Dua t’ju uroj të gjithë veteranëve të luftës, të gjithë pasardhësve të tyre, të gjithë popullit të Vlorës gëzuar festën. Ata bënë një punë të madhe që të ishim sot për 70 vjet në një paqe që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Evropës,”- tha deputeti përpara mediave.

Ndërkohë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, nuk ka kujtuar emrin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari gjatë fjalë së tij në ceremoninë e organizuar për nder të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Fatmirësisht ishte një prej të pranishmëve, që e ndihmoi ambasadorin në mënyrë që ai të vijonte me fjalën e tij përshëndetëse.

Por përveç politikanëve dhe diplomatit Minxhozi, festat e nëntorit nuk kaluan pa ngjallur debat edhe tek personazhet e showbizit shqiptar. Ishte moderatori Blendi Fevziu ai që teksa uronte Festën e Pavarsisë bëri një gafë me flamurin kuqezi që kishte zgjedhur. Fevziu mbante në duar prodhimin kinez të flamurit shqiptar dhe këtë gjë ja vuri në dukje edhe aktori i humorit Bes Kallaku.

Komenti i Bes Kallakut në foton e publikuar nga Blendi Fevziu 

Për të kuptuar diferencën mes flamurit të prodhimit kinez dhe atij origjinal mund të shikoni në foton e mëposhtme.

Diferenca mes shqiponjës në flamurin kuqezi kinez dhe atij origjinal 

Duket se edhe këtë vit politika shqiptare përveç faktit që festoi e ndarë, e gjeti sërish rrugën për t’u bërë lajm. Rrjetet sociale u mbushën me ‘këshilla’ për demokratët që të caktonin një mbledhje partie për të ndarë mendjen ku dhe kur janë shpallur Dita e Pavarësisë dhe ajo e Çlirimit. Sakaq, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim cilat do të jenë gjetjet dhe surprizat e vitit 2019, një vit elektoral me një fushatë që do t’ju paraprijë festave të Nëntorit. Deri atëherë, shijoni gafat e këtij viti!

1/2
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës