Nga Diznej në Teatër, Metaj sjell “Përbindëshin” e detit: Herkolet mendjemëdhenj, të pranishëm dhe në teatër

Nga Diznej, përbindëshi i detit Luka, zbret në skenën e Teatrit Eksperimental, duke tejmbushur sallën.

Si film, gjatë vitit të kaluar, “Luka”shënoi një nga sukseset më të mëdha botërore në regjinë e Enrico Casarosa-s. Ndërsa për Klejdi Metaj, kjo përshtatje dramaturgjike, shënon edhe debutimin e tij si regjisor.

“Më thanë dy kushërira të vogla që duhet ta shohësh, prej faktit që unë jam aktor vetë. E pashë dhe më pëlqeu goxha. Kishte një lloj dinamike që edhe të ndihmonte ta përshtasje. Vështirësia ishte për të plotësuar konceptin tim, që të kishim disa akuariume, që ideja e botës nënujore të vinte sa më e plotë. Por le të qëndrojmë me këmbë në tokë. Edhe kështu realizohet diçka shumë e bukur, dhe për këtë më kanë ardhur në ndihmë aktorët, të cilët janë me eksperiencë qoftë në shfaqje fëmijësh ashtu edhe për të rritur”.

Miqësia si levë për të ngritur dëshirat mbi frikërat, është boshti qendror i kësaj pjese. Kështu për Lukën dhe Alberton, të interpretuar nga Aleksandër Mitrollari dhe Mateo Dervishaj, sipërfaqja dhe bota e njerëzve është një sfidë që duhet kapërcyer. Ndërsa Rexhina Ibro u vjen në ndihmë në rolin e Xhuljas. Po vetë regjisori i shfaqjes, tek cili personazh gjen veten?

“Në jetën profesionale në teatër për aq kohë sa unë jam pjesë më kanë ndihmuar shumë profesorët me eksperiencë. Por në jetën private unë jam ai Alberto që i shtyj të gjithë, që kjo duhet provuar”

Në shfaqje, Herkole, i interpretuar nga Anxhelo Shkreli, është personazhi mendjemadh e harbut me fëmijët e tjerë, duke pretenduar se është më i miri. Por a ka në teatër të tillë karaktere?

’Herkole’ në Teatër? Po! Madje në çdo shfaqje është gjithmonë një ‘Herkole’

Metaj është një nga talentet e reja të “Arteve” që ka spikatur në shfaqje si “Makbethi”, “Jul Çesari”, “Jashtë Derës” etj. Ndërsa pjesëmarrja e tij në film është me e limituar ndonëse shënohet me “Gangsteri Perfekt” dhe “Katrorin e Pushtetit”.

“Filmi është një minipeng i imi personal”

Pas roleve protagoniste në shfaqje klasike, debutimi si regjisor për fëmijë, nuk është rastësor për Metajn.

“Një nga arsyet që unë zgjodha të sjell një shfaqje për fëmijë si regjisor ishte që unë kam pasur shumë kujtime të bukura kur kam luajtur në shfaqje për fëmijë. E vërteta është se në shfaqje fëmijët e dijnë se ti je ai aktori që ke luajtur në pjesën tjetër që kanë parë më herët, por kjo të jep një lloj adrenaline, që ti bësh të besojnë se je dikush tjetër. Ndërsa me të rriturit është ai pakti i heshtur që ata e dinë se çfarë po luan”

Në shfaqjen “Luka” Aktori Ismail Shino ishte një nga karakteret që mbajti gjallë entuziazmin e vogëlushve në rol të dyfishtë. Për skenografinë, që në ditët në vijim pritet të pasurohet edhe me video të tjera është kujdesur Beqo Nanaj. Ndërsa Sofi Kara përshtati kostumet.

 “Luka” do të vijojë të vijojë të shfaqet tek Eksperimentali çdo të shtunë dhe të dielë në orën 10.30

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje