Ben Smith, 34 vjeç ishte mbipeshë dhe duhanpirës para 4 vitesh, aq sa nuk mund të vraponte për të arritur autobusin, por tani gjërat kanë ndryshuar.
 
Ai ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore jetën e tij ku në 401 ditë ka bërë 401 maratona në sajë të të cilave ka arritur të dhurojë 250,000 £ për bamirësi.
 
Distanca e përshkruar që nga shtatori i kaluar është 16,908 kilometër, e njëjtë me largësinë Londër-Sidnei.
 
Pjesa më e madhe e maratonave në të cilat Smith ka marrë pjesë kanë qenë ato lokale. Në garën e fundit, pas përfundimit të garës ai është shprehur: “Kjo është diçka e madhe. Përfundimisht kjo është ndjesia më e bukur. Kam vrapuar në 401 maratona në 401 ditë”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com