Pas gjyqtarit të Apelit në Durrës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvendoset në qytetin verior të Shkodrës. KPK do të kalojë në ‘sitën’ e Vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.

Seanca e KPK për Nikëhasanin do të zhvillohet më datë 17 prill 2018, ndërsa këtë të premte do të jepet vendimi final për gjyqtarin e Durrësit, Besim Trezhnjeva, i cili sipas KPK, nuk  justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë euro.

Pas tij, në ‘sitë’ do kalojë Nikëhasani, e cila është prokurorja e parë që do t’i nënshtrohet Vettingut, pas tre gjyqtarëve radhazi, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës të Gjykatës Kushtetuese, si dhe Besim Trezhnjeva i Durrësit.

Trupa gjykuese për prokuroren Nikëhasani do të përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko. Ndërkohë, KPK njofton se ka ndërprerë Vettingun për ish-prokurorin në Berat, Ermir Beta.. Sipas KPK, ky subjekt është dorëhequr dhe sipas ligjit i ndërpritet Vetting.