COVID-i i merr jetën 62-vjeçarit nga Tirana, 71 raste të reja, 15 të shtruar në 24 orë te Infektivi, 10 në terapi intensive, një intubuar

TIRANE-Një 62-vjeçar nga kryeqyteti ka humbur betejën me COVID-in duke e çuar në 44 numrin e viktimave nga koronavirusi në Shqipëri që nga momenti i fillimit të pandemisë. Sipas ministrisë 62-vjeçari nga Tirana ishte i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar dhe nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, një rritje mjaft e lartë krahasuar me ditën e djeshme që ishin 53. Rastet në 24 orët e fundit janë kryesisht të reja në proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Një lajm i keq edhe për shtrimet  te Infektivi. Po sipas ministrisë, vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 15 më shumë se dje, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve "për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Cdo biznes duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

Qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjegjës, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nepermjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Me linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127" mbyllet njoftimi.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
Testime totale                          23453
Raste pozitive                          1962
Raste të shëruara                    1134
Raste Aktive                             784
Humbje jete                              44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë       361
Durrës     151
Shkodër  127
Vlorë        54
Fier          37
Korçë       17
Lezhë       16
Elbasan    10
Kukës        8
Gjirokastër 2
Berat          1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Gjashtë raste pozitive me COVID-19 në Fier, 4 prej tyre kontakte me rastet e mëparshme në fshatin Peshtan

Gjashtë nga 71 rastet e reja sot me koronavirus janë regjistruar në Fier, aty ku mësohet se 4 janë kontakteve të pacientëve që ka rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan. Një tjetër rast është një 80-vjeçar nga lagja 15 tetori, ndërsa po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të të moshuarit.

Ndërsa një tjetër grua nga lagja 8 shkurti ka rezultuar pozitive dhe mësohet se ka qenë kontakt i afërt me persona që kanë rezultuar pozitiv në një fasoneri në Vlorë. Deri më tani, pas rasteve pozitive janë futur në karantinë 70 persona në Fier, gjendja shëndetësore e të cilëve po monitorohet në vazhdimësi.

Ora 10:37
Katër raste të reja me COVID-19 në Pogradec, dy prej të cilëve infermierë të konsultores së mbyllur

Në 24 orët e fundit në Pogradec janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, bëjnë me dije burime brenda autoriteteve shëndetësore të këtij qyteti.

Dy prej të prekurve janë infermierë të konsultores së fëmijëve që u mbyll dje, për shkak se dyshoheshin si të prekur 11 persona, pas 3 rasteve të ditës së djeshme në Pogradec. Ndërkohë dy rastet e tjera janë kontakte të afërta të të prekurve të infermierëve të konsultores.

Ambienti i kësaj konsultoreje është dezinfektuar ditën e djeshme, ndërsa nuk bëhet me dije se si ka nisur infektimi, por dyshohet se mund ta ketë sjellë një nga nënat që ka dërguar fëmijën për konsultim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 21/06/2020 16:27

    Te gjith keta qe duan te mbyllen te kuptojn se nuk ka me keq se varferia falimentimi dhe borxhi kush do te rri je shpi mund ta ushtroj dhe pa vendim qeverie.

    Përgjigju
  • Mbyllje urgjent: 21/06/2020 15:21

    Numrat ne rritje te te infektuarve dhe te te shtruarve ne spitale imponojne mbyllje te re urgjente. Mileti po ja ben te keqen vetes. As maska nuk vesh, as distance nuk mban, higjene jo e jo. Ne keto kushte vetem karantina ben pune. Sjellja mizerabel e shumicrs derrmuese eshte edhe prove e qarte se gjysme-diktaturen e kemi hak, te pazote si jemi te sillemi si njerez edhe kur, si tani, kjo eshte ne te miren tone.

    Përgjigju
    • Kafsha 2: 22/06/2020 00:17

      Ta paskan shplare trurin o “ mbyllje urgjent”!! Po te degjosh TV gjithe diten sic e kemi zakon ne Shqiptaret normale “ke te drejte” !! Shiko Komshiu greqine te dergoj disa foto ca behet neper plazhe do te iki petulla do maresh malet!! E kam shkruar dhe me pare as qe rruan njeri me gjithe ata emigrante qe mban lloj lloj rrace nga 5-6 veta neper shtepi pislleku vuuu asnje i prekur!! Mendo edhe tjetren po Sikur e gjithe kjo qe po ndodh te jete perteje imagjinates tende Sikur packa beson ti dhe shume te tjere trushplare si puna jote!! Ndoshta mundet po jo!! Asnje nuk flet nga doli si doli si qysh tek pse nuk po behet investigim!! Vetem shifra....

    • loni: 21/06/2020 16:14

      ishalla po mbyllesh aty ku sdel me.

  • vjeshta: 21/06/2020 13:58

    Përqindja më e madhe prapë në shkodër. "Cytetarët" e mij,o janë tëmarrë,o bajnë vetë

    Përgjigju
  • edison: 21/06/2020 13:58

    hapni shqiperine. se ekonomia do na vdesi te gjitheve ndersa kovidi vdes vetem ata qe Zoti i ka vene gishtin (sic ben cdo grip)

    Përgjigju
  • Bledi: 21/06/2020 13:41

    Fajin e ka Saliu,

    Përgjigju
  • Loran: 21/06/2020 13:05

    Te filloj karantinimi urgjentisht perseri se ndryshe na morri lumi

    Përgjigju
  • Robert: 21/06/2020 13:01

    Cpo behet keshtu ne Shqiperi? Te gjitha sakrificat qe u bene per 2 muaj po shkojne dem. As nje lloj angazhimi dhe pergjegjesie nga pushteti qendror, vendor dhe njerezit. Shikon qeveritaret qe takohen dhe perqafohen me njerezit sikur te mos kete ne Shqiperi COVID-19. Fatkeqesi.

    Përgjigju
  • Elton: 21/06/2020 12:56

    Mbylli o Edi ca pret!!!Mbylli mos ki frik se t rrezikohet karrigia....ti do e marrësh prap shumicën se si jep njeri vot Lulit e mones.Mbylli brenda se do i marresh n qaf!Lëre ca I shtyjn jta pseudo politikanet një pjes t vogel t popullsis.Nuk do vdes njeri për buk se ësht 2020

    Përgjigju
    • O ka_idi: 21/06/2020 21:12

      O tano,e kuptoj që je n kriz identiteti po kujdes me fjalorin se ajo çik maj gjuhe ka marr shum veta n qaf @o bolivar un mendimin tim shpreha se shikoj t nevojshme perdorimin e epiteteve

    • Bolivari: 21/06/2020 14:48

      Ore kopuk, pse nuk mbyllesh per vete dhe na le rehat ne te tjereve?

    • karidi: 21/06/2020 13:58

      ik o trap

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen