Nga fusha e blertë në politikë, kandidati i PD: Ngërçi shoqëror shumë i madh! Ne kemi planin e duhur për të sjellë ndryshimin 

Zgjodhi të linte fushën e blertë për tju bashkuar ekipit të demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij, shoqëria shqiptare ndodhet në ngërç. Për Report Tv kandidati i PD për Tiranën, Gentian Muça thotë se demokratët do të zgjidhin një sërë problemesh, sic është largimi  itë rinjve e deri te nevojat emergjente të sportit. 

“Duke qenë se jam i propozuar nga qytetarët, do të jem një zë real i tyre, por edhe në aspektin profesional, përsa i përket sportit, duke qenë se jam pjesë e tij, e di se ku janë problemet. Sigurimet shoqërore, infrastruktura e cila ka nevojë për ndërhyrje imediate janë disa nga ato probleme të cilat duhet të rregullohen. Ka ardhur momenti që duhet të bëhet ndryshimi, ngërci shoqëror shumë i madh, rinia është në ikje, pas 25 prillit duhet ta ndryshojmë atë, ne kemi programin që mund ta bëjë këtë”, thotë ai.  

Por ndërsa Lulzim Basha nuk i dha një vend të sigurt në parlament Muça thotë se votimi për kandidatin preferencial e avantazhon, pavarësisht se partia i ka udhëzuar të bëjë fushatë vetëm me numrin që i përkon koalicionit në fletën e votimit. 

“Fakti që jam vendosur në listat e PD është një vlerësim i madh,është e vërtetë që renditja partiake ka prioritet ndaj asaj individuale, por gjithsesi përderisa qytetarët mund të zgjedhin për herë të parë deputetin që duan, ky është një avantazh për mua dhe për të gjithë kandidatët e tjerë”, shprehet Muça. 

Në këmbim të besimit me votë, kandidati i PD premton një model ndryshe politikani. 

“Kërkoj votën e atyre që kërkojnë qytetarinë, ndershmërinë, dinjitetin, sportdashësve, për të sjellë një model tjetër deputeti në parlament”, vijon ai. 

Por ndryshe nga shumica dërrmuese e kandidatëve të PD, të cilët mbledhin njerëzit në takime elektorale pavarësisht se grumbullimet janë të ndaluara me vendim të Komitetit Teknik, Gentian Muça thotë se në takimet që zhvillon përpiqet të respektojë rregullat që pandemia dikton.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • derrat: 13/04/2021 21:35

    Çfare planesh keni ju more idioter. Ju s'jeni asgje tjeter, veçse nje tufe derrash te qelbur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas