‘Histori solidariteti, kur sot, atyre që duan një jetë më të mirë u mbyllen dyert!’ Ardone në Panair për ‘Trenin e fëmijëve’! Libri special për Italinë e pasluftës

Jep autografe, bisedon me ta dhe u tregon pak nga ‘shpirti’ i botimit të saj… Në stendën e botimeve “Dituria”, lexuesit e vegjël gjatë Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve takojnë nga afër Viola Ardonen autoren e një prej librave më special për fëmijë të botuar rishtazi në shqip, “Treni i fëmijëve”.

Është një histori e vërtetë, jo e vogëlushit protagonist, por për faktin se pas vitit 1945, për të paktën tre vjet, u nisën realisht shumë fëmijë nga Jugu drejt Veriut të Italisë, e mandej pastaj u kthyen pas. Pra, është një histori e vërtetë e një solidariteti të madh.

Për këtë histori shkrimtarja italiane Viola Ardone frymëzohet në një ngjarje jo të zakontë të pas Luftës së Dytë Botërore. Kur shumë familje në Jug të Italisë vuanin mjerimin, dhe shpëtimi i fëmijëve të tyre, nga sëmundje, uria, apo edhe vdekja ishte në veri të Italisë.

Dhe në këto rrethana gratë e Unionit Italian të Grave patën këtë ide dhe thanë: Pse mos t’i marrim këta fëmijë të të gjitha këtyre familjeve nevojtare, t’i vendosim në këta trena special, dhe t’i çojmë në Italinë e Veriut, që ishte më pak e varfër.

Rrëfimi vjen nga këndvështrimi i vogëlushit Amerigo Speranza me naivitet, humor vërtetësi e melankoli. Gjuhën e ngrohtë e të rrjedhshme e përcjell në shqip plot ngjyra përkthyesi Agim Doksani, nga nisja, magjia e udhëtimit në tren, tek jeta e re në veri...

Dhe pastaj me të kaluar dimri, vjen momenti i kthimit në shtëpi, ku ka shkëputje, ka trishtim. Pasi, kur u nisën për në veri ata lanë prindërit, shtëpitë... Dhe, në kthimin për në Jug ata do të lënë sërish, familjet, prindërit që gjetën... Kështu që lind një trishtim i ri, veçmas kur i rikthehen jetës së mëparshme.

 Ky libër jo vetëm që u zbulon lexuesve panoramën e një Italia pak të njohur por edhe i ndihmon të kuptojnë historinë e shumë fëmijëve që gjatë ditëve të sotme kërkojnë mundësi mbijetese apo jetese më të mirë në vende të tjera.

Sot është një problem shumë i madh sepse ka shumë mbyllje. Dhe nuk është e lehtë të emigrosh, veçmas nga disa vende në destinacione të tjera, sepse ka shumë dyer të mbyllura. Dhe në Itali ky problem është mjaft i njohur…

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve