Në kuadrin e diskurseve mbi Perëndimin, shumica e qytetarëve shqiptarë bashkohen me mendimin, për të qenë të gartshëm të detyrojnë shtetit që të organizojë sëbashku me ‘ta larminë e jetës në zhvillim të pandërprerë. Dhe, siç është përsëritur disa herë nga Brukseli, kush është i gatshëm në kushtet e një shoqërie liberale dhe të hapur të të bërit politikë, ai ose ata janë të mirëpritur në Evropë. Janë të mirëpritur në Evropë për të diskutuar mbi rolin dhe paraqitjen e shteteve aktive, stilin e punës së këtyre shteteve, pa të cilët nuk mund të përbëhej Evropa e sotme si një komunitet vlerash politike.
Nëse me këtë linjë thelbësore BE i ka ofruar dhe i ofron çdo shteti të Ballkanit Perëndimor që të kërkojë anëtarësinë, kjo pa dyshim që lidhet me kushtin që në shtetin aplikues të respektohen liria, demokracia dhe shtetësia e së drejtës, që janë parime bazë për të gjitha shtetet anëtare sëbashku. Nën këtë kusht që gjendet i konkretizuar te kriteret e Kopenhagenit, për vlerësimin e përpjekjeve që të hyjnë anëtarë të rinj e potencialë, nuk mund të mos shprehet edhe vendi i vlerave në politikë, të cilave Unioni u ka besuar bazamentin e vet.
Por, njëkohësisht, Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë që prej Takimit të Selanikut më 2003, se ai e sheh tërë Ballkanin si pjesë integrale të Evropës, pra që të ardhmen e këtij Gadishulli e sheh brenda kufijve të Unionit. Thelbësisht, këtë e tregoi edhe një herë më 2014 vendimi për akordimin Shqipërisë të statusit të Shtetit kandidat për në BE. Dhe, menjëherë pas këtij vendimi të përbashkët të 28 Shteteve Anëtare të tij, sigurisht që merr një vlerë të shtuar Progres-raporti i fundit i Komisionit Europian. Posaçërisht për Shqipërinë, përmbajtja e tij vlerësohet si një ndihmë në hedhjen e disa hapave të tjerë, më të shpejtë drejt çeljes së bisedimeve për anëtarësim.
Nga kjo optikë mund të vështrohet fare mirë rëndësia e objektivave konkretë që duhen arritur, nëpërmjet procesit të përparimit në 5 reforma kyç. Por edhe fryma që duhet ta shoqërojë pa ndërprerje këtë proces. Një frymë që duhet të sigurojë më parë gjithpërfshirjen gjatë këtij procesi dhe pa vonesë të mund të ecet përmes një konsensusi midis palëve. Sepse, veç të tjerash, “Rritja e bashkëpunimit ndërpartiak mbetet thelbësore për një proces të reformave të qëndrueshme” – thekson Progres-raporti i fundit i KE për Shqipërinë.
Në mënyrë konçize, ky bashkëpunim përmblidhet te përpjekjhet e Qeverisë dhe opozitës sëbashku, për të rivendosur dialogun në Kuvendin e Shqipërisë, duke braktisur pa humbur asnjë ditë kohë lojëm me monologë ekstraparlamentarë. Pra, që Qeveria të marrë masa për t’i krijuar opozitës kushte sa më të mira në kryerjen e funksionit të saj demokratik dhe, njëherazi, që opozita të angazhohet konstruktivisht në zhvillimet demokratike të vendit.
Ky theksim që bën Komision Evropian në dokumentin e tij të publikuar këto ditë nuk ka të bëjë me paraqitje tezash teorike apo abstrakte, por është krejt i justifikuar, sidomos me praktikën e ndeshur këtu gjatë katër muajve pas dhënies së statusit aq shumë të pritur.
Nëse brenda një kohe rekord mazhoranca parlamentare, me ndihmën e një ekspertize të mirinformuar dhe ekzakte, dizenjoi e miratoi Hartën e re territoriale, rezistenca e opozitës për të mos u përfshirë në këtë proces ishte dhe mbetet e dukshme, me argumente të luhatshme dhe të paarsyshme (kujto “vlerësimet” e saj për hartimin e ligjit mbi decentralizimin e pushtetit përpara Ndarjes së re territoriale). Më vonë ndodhi një incident dhune, i stimuluar apo jo, në korridoret e Kuvendit që opozita të shfajësohej për braktisjen e punimeve të tij. Të shfajësohej Madje edhe duke ngritur në mjedise partiake “komisione parlamentare”, që nuk mund të prodhonin asgjë, përveçse një përçarje më të madhe në spektrin politik.
Një braktisje e tillë vazhdon edhe sot, sidomos kur shtrohet si një kërkesë e ngutshme e tërë popullit kryerja e reformës në Drejtësi. Sabotimi i saj në të vërtetë mund t’i shërbejë disa liderve të pushtetit të kaluar, që shpresojnë të gjejnë strehë ndaj ndëshkueshmërisë së akteve kriminale të kryera prej tyre te sistemi dhe trupa gjyqësore aktuale e konsideruar nga të gjithë faktorët pothuajse plotësisht e korruptuar. Por, nuk mund t’u shërbejë qytetarëve në tërësi të këtij vendi dhe as veçmas përkrahësve të partive politike dhe grupeve parlamentare të tyre.
Në këto kushte, një sinjal pozitiv u dha nga pjesëmarrja e gjithë aktorëve profesionistë dhe e faktorëve politikë në takimin e zhvilluar në krye të kësaj jave, për hedhjen e bazave të kësaj reforme. Por, këto baza nuk mund të ngrihen e plotësohen me rrugë ekstraparlamentare, siç këmbëngulin emisarë të opozitës. Gjithëpërfshirja më e plotë dhe më efektive, tek e fundit e ka vendin në Kuvendin e Shqipërisë, për në të cilin elektorati ka vendosur të zgjedhurit prej tij. Pikikisht veendin në Kuvendin e Shqipërisë ku miratohen ligjet, pa miratimin dhe hyrjen në fuqi të të cilave nuk mund të flitet për reforma të qëndrueshme.
Pra, pasi të bihet në kompromis për të siguruar gjithpërfshirjen e vazhdueshme në procesin e reformave, sigurisht që dialogu politik lehtësohet, duke bërë të mundur edhe arritjen e konsensusit midis palëve, nevoja e të cilit është përmendur gjithnjë në botën demokratike si bazë e një vendimmarrje të drejtë në rrethana të konflikteve të ndryshme politike. Është pë pmendur gjithnjë, sepse vetë termi rrjedh prej latinishtjes: consent(ire), që do të thotë të biesh në marrëveshje, të bashkëndjesh diçka.
Në kohët moderne, ky term apo kjo fjalë ka marrë kuptim më elastik, që nga viti 1965 gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Atëhere, kur u u bë e qartë se për të kapërxyer një situatë kritike që po kalonte Asambleja lidhur me diskutimet rreth dy ngërçeve të caktuara për momentin, mund të mjaftonte që delegacionet të binin në ujdi për çështje thelbësore që mund të zgjidhnin ato ngërçe. Ndërsa për ato sekondare apo terciare le të vazhdonte diversiteti i mendimeve, derisa të provohej zgjidhja më e drejtë e tyre!
Theksimi që bëhet në Progres-raport edhe për nevojën e arritjes së një konsensusi midis palëve do të ishte një pikënisje sqaruese mbi disa keqkuptime midis dy krahëve politikë dhe për t’i afruar ata rreth një interesi të përgjithshëm, për të cilin është shprehur prej kohësh dakordësia, së apku me fjalë të shumta, me deklarata. Një pikënisje e tillë do të ishte e vlefshme edhe për reformën në Drejtësi dhe për reforma të tjera, realizimi i të cilave është kërkesë ‘sina qua non’ e brukselit dhe e vetë kohës që jetojmë. Por, e domosdoshme është të kuptohet dhe të manifestohet nga çdo parti dhe grup parlamentar, se i aftë për konsensus është një ideal liberal i pikëpamjes politike, që vendos në qendër lirinë e çdo qytetari dhe barazinë e tij përpara ligjit, si edhe një tolerancë të gjerë ndaj mendimeve të ndryshme.
Përkundrazi, kufizimet ndaj hyrjes në diskursin politik, veçanërisht për arsye xhelozie ndaj pushtetit aktual apo tekash të papërfillshme, prerazi refuzohen. Prerazi refuzohen, sepse kush nuk njeh dhe nuk pranon vlerat e principeve që përmban kuptimi thelbësor i konsensusit qëndron në të gjithë botën Perëndimore, pra edhe në Bashkimin Evropian, jashtë procesit politik, duke mos gëzuar të ardhmen e dëshiruar. Madje, as shpresa për një konsensus të tillë në vitet e mëpastajme nuk do të justifikohej, sepse atëhere do të ndodhte hapja e një perspektive hyrjeje jo vetëm e gabuar, por edhe e rrezikshme për ndërtimin e brendshëm të Unionit. Prandaj, procesi i reformave në Shqipëri imponon, gjithashtu, edhe instalimin këtu të vlerave të Bashkimit Evropian, sidomos idealin e tij për diskurs politik.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com