Nga mbrëmja me muzikë jazz, ekspozita kushtuar Van Gogh te workshop-i për lirinë e medias dhe shprehjes! Nis Java Kulturore Holandeze

Nga mbrëmja me muzikë jazz, ekspozita kushtuar Van Gogh te workshop-i për lirinë e medias dhe shprehjes! Nis Java Kulturore Holandeze

Holanda e njohur për kulturën e saj të lëvizjes me biçikletë, tulipanët, kinematografinë e pasur, inovacionin dhe dizajnin si dhe artin që sfidon kohën dhe një sërë traditash të tjera, është Java Kulturore e radhës që nis në vendin tonë.

Nga kjo e shtunë, deri më datë 11 Shtator, aktivitetet e shumta të menduara për këtë javë do të shtrihen nga Tirana në Shkodër e Korçë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këto aktivitete për të përjetuar magjinë e kulturës holandeze.

“Përgatituni të përjetoni magjinë e kulturës holandeze gjatë Javës Kulturore Holandeze nga 7-11 Shtator! Një vend i njohur për tulipanët, kinematografinë e pasur, inovacionin dhe dizajnin si dhe artin që sfidon kohën, Holanda është një thesar i vërtetë kulturor. Për të gjithë ata që nuk e kanë vizituar ndonjëherë, tani keni mundësinë të prekni një copëz të saj këtu, në Shqipëri.

Java do të sjellë aktivitete të shumta të shtrira në qytetin e Tiranës, Korçës dhe Shkodrës. Nga ekspozita imersive e Van Gogh që ju zhyt në botën e ngjyrave dhe penelatave të tij, shfaqje filmash dhe sesione Q&A me regjisorë, ëorkshop-e kreative, ekspozita të ndryshme, një panair dhe një festival jazz që do t’ju mbajnë të frymëzuar gjatë gjithë javës”, shkruan Gonxhja.

Në galerinë e Artit Dixhital Korçë nga datat 8 deri më 11 Shtator do të hapet për publikun një ekspozitë e veçantë dhe gjithëpërfshirëse që pasqyron jetën dhe veprën gjeniale të Vincent van Gogh. Përmes projeksioneve, tingujve evokues dhe skenave reale nga veprat e tij, do të përjetoni artin e tij në një mënyrë të papërshkrueshme.

Kurse në Tiranë, nga data 8 deri më 22 Shtator, do të mbahet tek sheshi “Skënderbej” ekspozita “Ëorld Press Photo 2022”, përkushtuar lirisë së medias dhe të shprehjes. Ekspozita paraqet fotoreportazhet dhe fotografitë dokumentare më të mira dhe më të rëndësishme nga konkursi i 67-të i “Ëorld Press Photo”.

Në bashkëpunim me Institutin e Medias Shqiptare, do të organizohet edhe një ëorkshop mbi karikaturat politike për studentët, dizajnerët e rinj dhe artistët. Ky event do të udhëhiqet nga Tjeerd Royaards, një karikaturist holandez i njohur dhe i nderuar ndërkombëtarisht, me një karrierë që përfshin botimin e punës së tij në media prestigjioze si The Washington Post, The Neë York Times, BBC, CNN, The Guardian, Le Monde, France 24, dhe Politico Europe. Një mundësi e shkëlqyer për të mësuar teknikat dhe strategjitë e përdorura në këtë ar, workshop-i është i hapur për të gjithë.

Mes eventeve të shumta, nuk mund të mungonte një seminar veçantë njëditor mbi ndërtimin e një infrastrukture të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për biçikletat. E për të mbajtur këtë aktivitet, pa dyshim që nuk mund të zgjidhej një qytet tjetër përveç se Shkodrës, e njohur po ashtu për përdorimin në masë të biçikletave.

Ngjarja përmbyllëse e javës kulturore holandeze do të ofrojë një performancë të veçantë nga grupi jazz holandez Roaring Cats në The Cloud, Tiranë. Ky koncert është pjesë e edicionit të tretë të Festivalit Gjon Mili Jazz & Blues, i cili ndriçon trashëgiminë e Gjon Mili dhe kulturën jazz shqiptare. Performanca e Roaring Cats do të sjellë një bashkëpunim të veçantë mes kulturës jazz holandeze dhe asaj shqiptare, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për audiencën shqiptare për të eksploruar trashëgiminë muzikore holandeze dhe për të ndjerë energjinë e jazzit ndërkombëtar në një mjedis unik.

Java Kulturore Holandeze, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare janë platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri eventesh, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në Qafë Krrabë të Elbasanit! Digjet një sipërfaqe me shkurre (VIDEO)

Zjarr në Qafë Krrabë të Elbasanit! Digjet një sipërfaqe me shkurre (VIDEO)