TIRANE - Nga mesnata deri në 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme, janë rikthyer në vendbanimet e tyre të gjithë ata qytetarë që përpara "shtetrrethimit" kishin dalë jashtë qytetit të tyre.

Ishte vetëm kjo kohë prej 8 orësh që u la e lirë për të qarkulluar të gjithë me makinat e tyre private, ndërsa më tej, nëpër qytete nuk do të lejohet të qarkullojnë automjetet si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohej se nuk do të lejohej qarkullimi i automjeteve të shërbimit publik, pra autobusët, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari.

Sa i përket ditëve të tjera pas të hënës, nga e marta kur do të futet i gjithë vendi në karantinë, lëvizja do të lejohet në 2 orare, në mëngjes 3 orë, nga ora 05:00-08:00 kur njerëzit të shkojnë në punë dhe pasdite, një orë nga 16:00-17:00 kur të kthehen. Përjashtim nga ky ndalim bëjnë mjetet e transportit të pajisura me autorizim të posaçëm nga autoritete kompetente dhe të transportit të punonjësve në institucione publike. Autorizimet e mëparshme të lëshuara deri në datën 15 Mars, policia e shtetit njofton se ju zgjatet afati.

 

Urdhri i firmosur nga Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu


Njoftimi nga Policia e Shtetit mbi kufizimin e lëvizjes
Në  kuadër të masave  kufizuese për parandalimin e  përhapjes e coronaviruesit ”Covid 2019”, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se: Do lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin për tu kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00.00 deri në orën 08.00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimin taksi 4+1, brenda këtij orari.

Do të lejohet qarkullimi në oraret 06.00 deri në orën 08.00 në mëngjes dhe 16.00 deri 17.00 mbasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibuisë, autobusë) që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve  të bizneseve  prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse  sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara   nga Policia e Shtetit, si dhe 
 qarkullimi i automjeteve për  punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë. Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja, furgonçina, furgonë, kamionë të cilët merren më  furnizimin e me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

Jashtë këtij kufizimi,  do të lejohet të qarkullojnë, mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato ushtarake, punonjësit e medies me makina të loguara ose jo  por të paisura me dokument identifikimi. Autorizimet e mëparshme të  lëshuar nga Policia e Shtetit me afat deri në datën 15 Mars, ju zgjatet afati

Me qëllim kthimin e  përgjigjeve në kohë  të kërkesave të qytetareve, të cilët kanë nevojë të komunikojnë për probleme të ndyshme ne nr 112/129 si dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224,  sqarojmë  pronarët dhe administratorët e subjekte që merren me shpërndaje të produkteve ushqimore, apo që ofrojnë shërbime të cilat përdorën Furgoncina, forgonë dhe kamionë se nuk kanë nevojë për autorizim për levizje,pasi ato jana të përfshira në kategorine e mjeteve që lejohen të qarkullojnë pa autorizim. Theksojmë se në këto automjete do qarkullojnë vetëm drejtuesit e këtyre automjeteve dhe jo familjarë apo pasagjërë të tjerë. Policia e Shtetit gjen rastin për të apeluar edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me korrektësi kufizimet e vendosura pasi shkelja e tyre do ndëshkohet me masa të rrepta administrative të reja të vendosura nga Qeveria  për shkak të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes  së COVID 19.