Pandemia globale ka ndryshuar trendet e konsumit të prodhimeve bujqësore kudo në botë, por edhe në vendin tonë. Parashikimet globale nga FAO, që përfshijnë edhe Shqipërinë, tregojnë se përkundër paqartësive në fillim të pandemisë, zhvillimet e fundit tregojnë se për sezonin 2020/21 do të ketë furnizime normale.
Prodhimi global i drithërave në vitin 2020 tejkalon rekordin e vitit të kaluar me 2.6%. Tregjet e ushqimit do të përballen me shumë muaj pasiguri për shkak të COVID-19, por sektori agro-ushqimor ka të ngjarë të tregojë më shumë rezistencë ndaj krizës pandemike sesa sektorët e tjerë,
“Ndikimet e pandemisë COVID-19 janë ndier – në shkallë të ndryshme – në të gjithë sektorët e ushqimit të vlerësuar nga FAO. Ndërsa COVID-19 ka paraqitur një kërcënim serioz për sigurinë ushqimore, në përgjithësi, analiza jonë tregon se nga perspektiva globale, bujqësore, tregjet e mallrave po dëshmojnë se janë më elastikë ndaj pandemisë sesa shumë sektorë të tjerë” analizoi FAO.
Mishi, çmimi ka rënë me 8.6%
Prodhimi i përgjithshëm botëror i mishit parashikohet të ulet me 1.7% në vitin 2020, për shkak të sëmundjeve të kafshëve, ndërprerjeve të tregjeve të lidhura me COVID-19 dhe efektet negative të thatësirës. Tregtia ndërkombëtare e mishit ka të ngjarë të regjistrojë një rritje të moderuar, por më e ngadaltë se në vitin 2019 – e mbështetur kryesisht nga importet e larta nga Kina. Çmimet ndërkombëtare të mishit kanë rënë me 8.6% që nga janari i vitit 2020.
Peshku, prodhimi dhe konsumi në rënie
Pandemia COVID-19 do të vazhdojë të ndikojë shumë në tregjet e detit, veçanërisht produktet e freskëta. Në krahun e furnizimit, flotat e peshkimit janë duke punuar në minimum, për shkak të mbylljes së restoranteve dhe akuakultura ka ulur në mënyrë drastike objektivat e rezervave.
Pandemia ka goditur rëndë, veçanërisht, prodhimin global të karkalecave dhe salmonit. Sezoni i bujqësisë së karkalecave në Azi, i cili zakonisht fillon në prill, tani vonohet deri në qershor / korrik. Për shembull, në Indi, prodhimi i fermave të karkalecave pritet të ulet me 30-40%.
Gjithashtu, kërkesa në të gjithë botën për karkaleca të freskëta dhe të ngrirë po bie ndjeshëm, ndërsa kërkesa për salmon pritet të bjerë të paktën me 15% në vitin 2020. Shitjet me pakicë, në veçanti, të salmonit dhe troftës së freskët, kanë rënë shumë.
Sheqeri, prodhimi në rënie
Prodhimi botëror i sheqerit në 2019-2020 parashikohet të ulet për të dytin vit radhazi dhe të arrijë nën nivelin e vlerësuar të konsumit global për herë të parë në tre vjet. Tregtia e sheqerit parashikohet të zgjerohet, e mbështetur nga çmimet e ulëta.
Qumështi, në rënie
Pavarësisht problemeve të tregut të shkaktuara nga pandemia COVID-19, prodhimi botëror i qumështit po tregon rezistencë, ndoshta duke u rritur me 0.8% në vitin 2020. Sidoqoftë, eksportet e qumështit në botë pritet të kontraktohen me 4%, në mes të kërkesës së keqe të importit./ Monitor