Nga mjetet shkrirëse tek ato prerëse, dalin pamjet se si çifti i argjendarisë në Bllok punonte me dorë metalin e çmuar

Nga mjetet shkrirëse tek ato prerëse, dalin pamjet se si çifti i argjendarisë në Bllok punonte me dorë metalin e çmuar

Shqiptarja.com ka zbardhur detaje të reja rreth, çiftit të bashkëshortëve Alma dhe Sokol Pirra që kishin në pronësi argjendarinë 'Euro Gold' e cila shpërtheu në zonën e ish-Bllokut. Ata ishin shumë të apasionuar pas përpunimit të metaleve të çmuara. Në fotot e publikuara shihet qartë se të dy bashkëshortët e përpunonin me duart e vete arin dhe metalet e tjera. Çifti krahas punimeve në argjendari kishte publikuar edhe procesin gjatë punës.

Siç shihet në foto duken veglat që bënin të mundur shkrirjen e metalit të çmuar, ku si pjesë e këtij procesi shërben edhe oksigjeni, bombolat e të cilit shpërthyen duke shkaktuar të gjithë dëmet e ditës së sotme në dyqanin që kishin në pronësi.

Diçka tjetër që bie në sy tek fotot e shpërndara nga çifti ishte një çakmak i Sokol Pirras që mbante logon e flamurit Izraelit, gjë që konfirmon edhe detyrën e tij si anëtar i komunitetit hebre në vendin tonë.
 


Lajmi kryesor:

Shpërthen bombola në argjendari në ish-bllok, plagosen pronarët burrë e grua, punonjësja dhe dy kalimtarë (VIDEO)


Ora 19:00
Nga mjetet shkrirëse tek ato prerëse, dalin pamjet se si çifti i argjendarisë në Bllok punonte me dorë metalin e çmuar
  • /r.k./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:

      Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



    ×

    Lajmi i fundit

    Personalitetet më të mëdha të muzikës tekno elektrizojnë sot Tiranën, Veliaj: Nëse nuk ikim dot nëpër festivalet botërore, i sjellim ato këtu

    Personalitetet më të mëdha të muzikës tekno elektrizojnë sot Tiranën, Veliaj: Nëse nuk ikim dot nëpër festivalet botërore, i sjellim ato këtu