Nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, do të kenë qasje në SHËRBIMIN PSIKO-SOCIAL SHKOLLOR. Kontaktoni psikologun apo punonjësin social në linqet më poshtë:

Durrës: http://durres.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolo…/

Lezhë: http://lezhe.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

Fier: http://fier.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/

Korçë: http://korce.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikolog…/

“Nesër fillojmë javën e katërt të mësimit nga shtëpia. Kuptojmë që kjo është një situatë e pazakontë. Ndaj, nxënësit, por edhe mësuesit e prindërit e tyre mund të kenë nevojë për një mbështetje shtesë në këtë periudhë”, fillon mesazhi i Ministres Shahini dhe vazhdon:

“Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), së bashku me Urdhrin e Psikologut, kanë organizuar të gjithë shërbimin psiko-social shkollor dhe e kanë vendosur në dispozicion të nxënësve, apo edhe prindërve dhe mësuesve të tyre”, nënvizon ajo. 

Në tekstin shoqërues të postuar me video-mesazhin e ministres, gjenden të publikuara edhe 4 linqe ku nxënësit, mësuesit apo prindrit mund të shkruajë apo kontaktojë direkt me një psikolog apo punonjës social.

“Mund të keni shqetësime specifike apo edhe thjesht pyetje të përgjithshme për mënyrën më të mirë për ta menaxhuar situatën në të cilën gjendemi. Pra, mos hezitoni të shkruani! Nëse keni pyetje shtesë, mund të kontaktoni edhe përmes uebsajtit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar,”- bën thirrje dhe përfundon mesazhin e saj Ministrja Besa Shahini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Ministrja Shahini publikon sondazhin për mësimin online, marrin pjesë 320 mijë nxënës, mësues dhe prindër

1585504828_sondazhi.PNG

Situata e krijuar me pandeminë COVID-19 ka detyruar Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të mbyllë të gjitha institucionet arsimore që nga data 9 mars 2020, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve.

Fillimisht institucionet arsimore u mbyllën për një periudhë dyjavore, pastaj kjo periudhë u shty edhe me dy javë shtesë.

Në momentin e shkrimit të këtij teksti, nuk dihet ende nëse shkollat do të hapen me 6 prill 2020 apo do të qëndrojnë të mbyllura për periudhë më të gjatë kohore.

Ministrja Shahini ka publikuar sondazhin  për mësimin online, ku kanë dhënë mendimin e tyre mbi 320 mijë nxënës, mësues dhe prindër.

Sipas sondazhit, mësimet e transmetuara në programin televiziv “RTSH Shkolla” ndiqen nga pjesa më e madhe e nxënësve, prindërve dhe mësuesve: 84.1% e nxënësve, 85% e prindërve dhe 96.5% e mësuesve.

Ata që nuk kanë arritur të shohin transmetimet, i aksesojnë videot te kanali Youtube i Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë 54.2% e nxënësve apo edhe tek platforma akademi.al 64.2% e nxënësve.

Rreth 86.4% e nxënësve shprehen se janë dakord dhe shumë dakord për të marrë mësimet përmes komunikimit online dhe 90.2% e prindërve shprehen dakord dhe shumë dakord që janë pjesë e grupeve të komunikimit online me mësuesit.