Nga ‘Otranto-ja’ tek ‘Lufta’, Festivali Kontemporan çel dyert në Galerinë e Tiranës, studentët rrëfejnë punimet e tyre

Mbi 52 të rinj nga e gjithë Shqipëria, të pasionuar pas artit pamor, i bashkohen Festivalit i Kontemporan Ndërkombëtar të kryeqytetit. Në Galerinë e Tiranës në bashkëpunim me Vizart, çelet sipari i aktiviteteve e të rinjtë prezantojnë punët e tyre. Najsa Dishnica, bijë arti, vjen posaçërisht nga Italia, për këtë ekspozitë kolektive.

“Ftesa erdhi nga kuratorët. Unë solla këtu një vepër të ekspozuar më herët në Venecia, ku edhe studioj. Kjo punë në dimensionet 3 me 2 m quhet ‘Gredo’, që në latinisht nënkupton gjendjen më të errët të shpirtit e zemrës njerëzore”, thotë studentja Dishnica.

Ernest Uruçi, student i “Arteve” në degën e grafikës, sjell një cikël dedikuar Luftës, të ndërtuar mbi skena filmike a imazhe të fotografëve të luftës.

“Janë punime të realizuara me dorë, duke parë këto imazhe. Cikli është më i zgjeruar se 10 tablotë e ekspozuara. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ne të rinjtë, që në mungesë të hapësirave, punimet na mbeten kryesisht në dosje”, thotë Ernest Uruçi, student në degën e Grafikës, pranë Universitetit të Arteve.

Portreti mbizotërues mes imazheve, është ai i kuratorit Helidon Haliti. Haset disa herë mes punimeve të të rinjve.

Ka pozuar për piktorët e skulptorët e ardhshëm në kuadër të kësaj ngjarje artistike, ku të rinjtë rrëfejnë edhe të tjera realizime, me një larmishmëri tematikash.

“Unë jam student i vitit të parë master në degën e skulpturës. Puna që shikojmë këtu është një inspirim që kam marrë nga gjyshet e fshatit, sepse më pëlqen të trajtoj tematika të tilla të asaj që ndodh edhe në periferi”, thotë Euro Rrasa.

“Ky portret është realizuar  më herët e titullohet ‘Tragjedia e Otrantos’. Ka qenë e plotë por është dëmtuar dhe ekspozoj këtë pjesë që ka mbetur. Kam hulumtuar shumë për të arritur në këtë shprehi të dhimbjes, histori familjare, imazhe etj.”, tregon studenti i degës së skulpturës, Izmir Bahja.

“Vij nga Lushnja, është hera e parë që ekspozoj. Do të konkurroj këtë vit në Akademi, pasi pikturën e kam pasion, e kam mësuar në mënyrë autodidakte”, thotë Brisilda Tare.

Nga piktura, skulptura, performanca e të tjerë, arti pamor në këtë Festival krahas Galerisë së Arteve, do të mirëpresë artistë vendas e ndërkombëtarë edhe në Muzeun Historik Kombëtar. Punët e tyre do të jenë të ekspozuara deri në 27 maj.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat