Nga pengmarrje në plagosje të lehtë, lirohet nga qelia Musmuça! Përplasja me drejtorin e ALUIZNI-t Elbasan

Nga pengmarrje në plagosje të lehtë, lirohet nga qelia Musmuça! Përplasja me drejtorin e ALUIZNI-t Elbasan

Aurel Guni

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga burgu Behxhet Musmuçën, i cili akuzohej se një vit më parë tentoi të marrë peng Aurel Gunin, ky i fundit vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan. Por tashmë, duke lënë qelinë dhe në masë "detyrimi paraqitje", Musmuça do të gjykohet vetëm për plagosje të lehtë me dashje, pasi prokuroria ma ndërruar edhe akuzën.

Vendimi për lirimin e Behxhet Musmuçës është marrë nga gjyqtari Bujar Musta, ndërkohë që dakordësi dha edhe prokurori i çështjes Neritan Hoxha. Në seancën gjyqësore për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”, prokurori i çështjes i ka pohuar gjykatës se ishte dakord me zbutjen e masës së sigurisë për të arrestuarin Musmuça.

Kjo pasi dhe pozicioni juridik për këtë të arrestuar ka ndryshuar. Sipas akuzës është pushuar ndjekja penale për Musmuçën për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhjes me dhunë”. Musmuça është marë i pandehur për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” në dëm të Aurel Gunit dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Çështja në ngarkim të tij është dërguar për gjykim në gjykatën e Elbasanit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim. Fillimisht për këtë ngjarje u raportua se Behxhet Musmuça, ka dashur të marrë peng Aurel Gunin, ky i fundit është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestua në fund të vitit 2018 dhe e dashura e Musmuçës, për akuzën e “Kanosjes” së familjarëve të Aurel Gunit dhe “Moskallëzimit të Krimit”, por pa kaluar tre ditë u lirua nga gjykata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim