TIRANE - Sot nisi zyrtarisht stina e verës. Stina e nxehtë do të zgjasë 93 ditë dhe 15 orë dhe do të përfundojë më 22 shtator më fillimin e vjeshtës. Me nisjen e solsticit të verës, qielli gjatë mëngjesit do të dominohet nga prezenca e Marsit dhe Jupiterit.

Kjo do të thotë që të dy planetet do të vazhdojnë të afrohen me njëri tjetrin në qiell, deri sa më 22 korrik, do të arrijnë një largësi minimale, afërsisht një gradë.

Dita e solsticit të verës, është dita më e gjatë e vitit. Dielli lind shumë herët dhe perëndon më vonë se zakonisht. Stina e verës mund të nisë në 3 data, nga 20 deri në 22 qershor.

Redaksia Online
(sg/by/shqiptarja.com)