Nga vrasja e 4 policëve, te ekzekutimi i deputetit të PS, ngjarjet e bujshme kur Basha ishte ministër i Brendshëm

Nga vrasja e 4 policëve, te ekzekutimi i deputetit të PS, ngjarjet e bujshme kur Basha ishte ministër i Brendshëm

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka sulmuar Prokurorinë për faktin e thjeshtë pse u rrëzua skenari “Babale” i inskenuar nga PD. Por, pasi ka mbaruar punë me Prokurorinë, Basha ka folur edhe për ngjarjet e fundit duke thënë se është emergjence gjendja e rendit dhe shpartallimi i plotë i institucioneve publike.

Basha i cili ka qenë vetë ministër i Brendshëm, teksa sulmonte të gjitha institucionet theksonte se vendi është në një gjendje të jashtëzakonshme sa i përket sigurisë dhe rendit. Këtë ai e argumentonte me disa ngjarje të ndodhura javët e fundit.

Por, mesa duket Basha ngutet si përherë kur flet për këtë çështje, pasi po të kujtonte shifrat dhe ngjarjet që kanë ndodhur kur PD ka qenë në qeverisje dhe Basha ka qenë ministër i Brendshëm, jo vetëm që  kanë qenë më të larta se sot, por kanë ndodhur edhe një seri vrasjesh të bujshme.

Në atë kohë për Bashën gjithçka ishte normale, ndërsa sot që Babalja del blof dhe flitet për 200 mijë euro për realizimin e një skenari për të rrëzuar qeverinë, sot kemi situatë emergjence.

Në fakt, e vetmja situatë që është emergjente është ajo brenda PD-së e cila nën lidershipin aktual po bën vetëm auto-gola.

Qe Basha te mos harroje cfare ka bere e cfare ka thene kur ishte vete ne pushtet, po i sjellim ne vemendje disa te dhena qe ndoshta do i sherbejne:

VRASJET MË TË BUJSHME 2005-2013

Më 14 dhjetor 2005, vritet në Tiranë Edmond Malollari Ish-presidenti i Sport Klub Tomorit
Më 9 shkurt 2006, masakra e Kozarës, ekzekutohen 3 pjesëtarë të një familjeje.
Më 11 nëntor 2006 vritet në Vlorë Leonora Rama oficere e marinës, nga  Armando Zanaj për hakmarrje

Më 29 nëntor 2006 në Pusin e Muzinit vriten pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, dhe plagoset Edvin Zanaj, vëllai i ekzekutorit të Leonora Ramës.
Më 1 nëntor 2007 në Tiranë pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, vritet Edvin Zanaj  i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë në Pusin e Muzinit.
Më 27 dhjetor 2008, vriten Elton dhe e ëma e tij Flutura Deliu në banesën e tyre në Tiranë. Viktimat janë ekzekutuar me armë me silenciator dhe ndaj tyre është qëlluar rreth 11 herë. Elton Deliu dyshohej se ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotikeMë 18 qershor 2009, vritet Aleks Keka, Kryetar i PDK-së rrethi i Malësisë së Madhe. Hidhet në erë me minë të telekomanduar në makinën e tij.

Më 2 maj 2009, vritet Deputeti i Partisë Socialiste në Fier, Fatmir Xhindi nga një breshëri automatiku, ndërsa po hynte në shtëpinë e tij.
Më 7 gusht 2009 vriten katër punonjës të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feskaj nga Dritan Dajti.
Më 8 korrik 2010 vritet Franc Konomi te “Sheshi Avni Rustemi’ në Tiranë. Konomi sapo ishte kthyer nga Gjermania. Ai njihej si një nga autorët e vrasjes së Gazmend Muçës në vitin 1992.

Më 29 gusht të vitit 2010 në aksin rrugor  Reç-Koplik vritet në një prit  efektivi i Policisë Rrugore Kolë Ndreshaj.
Më 25 tetor 2010, vritet Remzi Veseli kreu i komunës Tërthore.
Më 30 korrik 2011 vritet juristi i Entit Kombëtar të Banesave, Sokol Doçi. Viktima dyshohet se ka pasur lidhje të ngushta me djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ai ishte avokat i Angelo dhe Albino Prudentino të arrestuar për pastrim parash të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”.

Më 9 shtator 2011 vritet, gjyqtari Skerdilajd Konomi.
Më 26 shtator 2011 vritet në Tiranë Arjan Selimi, anëtar i një grupi i fuqishëm në fushën e trafikut të drogës.
Më 12 nëntor 2011, vritet në Durrës biznesmeni nga Tirana Gentian Gashi.

Më 30 nëntor 2011, vritet biznesmeni Spartak Spaho në qytetin e Fierit. Vrasja kishte  ndodhur për hakmarrje.
Më 8 dhjetor 2011 në Tiranë i vendoset eksploziv në banesë Zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça.
Më 24 dhjetor 2011, vritet  poshtë banesës oficeri i Policisë Rrugore, Nazmi Hyska. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij në vitet `98-`99 në Policinë e Shtetit.

Më 12 shtator 2012, vritet Shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri nga Ilir Xhakja.
Më 22 nëntor 2012 vritet Edmir Koçia në qytetin e Shkodrës. Koçia ishte një person i dyshuar për dy vrasje të ndodhura në vitin 1999.
Më 14 janar 2013, vritet shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura nga 4 adoleshentë që merreshin me trafik armësh.
Më 20 janar 2013 vritet në Shkodër Kujtim Vajushi, rival i Edmir Koçisë, i vrarë në vitin 2012.

Më 22 janar 2013 vritet në Tiranë Admirim Sako në makinën e tij me tre plumba. Ekzekutimi i tij lidhet me vrasjen e Elton Deliut të ndodhur në vitin 2008. Sako ishte administrator i pasurisë prej 5 milion dollarësh të Elton Deliut.
Më 25 shkurt 2013, vritet shefi i Komisariatit numër 6 në Tiranë  Dritan Lamaj nga Arben Frroku.

Më 2 mars 2012 vritet Kujtim Kraja në qytetin e Shkodrës pranë banesës së tij. Kraja ishte kushëri me Edmir Koçinë të vrarë në 2012.
Më 7 prill 2013 vritet me armë zjarri automatik Sonila Tafa. Autor është Artur Kuliçaj, nipi i Ish-zëvendës drejtorit të Policisë së Shtetit Agron  Kuliçaj. Artur Kuliçaj vijon të jetë në kërkim.
Më 4 maj 2013 vritet në Tiranë biznesmeni i ndërtimit Hikmet Kotorri. Ai u ekzekutua me 7 plumba. Pak kohë para atentatit, ortakut të tij i kishin vendosur lëndë plasëse në makinë./lexo.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton torre gjoleka: 09/10/2018 19:27

    Ore po si kujtoni ju se i bën përshtypje një krimineli faktet: apsolutisht jo . Ky lul kriminel hajdut shal ngjitmi idjot i ler që thot 7×7=42 Haron se çfar ka bër nga që gjaku i njërzve të pafajshëm i kan zën syt. E ky kujton se Shqiptarët jan idjot si ky haron ky që Shqiptarët të japin uj në bisht të lugës. Po prit o kriminel hajdut se po të vjen dhe ty ora o i mjer.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 09/10/2018 19:27

    Ore po si kujtoni ju se i bën përshtypje një krimineli faktet: apsolutisht jo . Ky lul kriminel hajdut shal ngjitmi idjot i ler që thot 7×7=42 Haron se çfar ka bër nga që gjaku i njërzve të pafajshëm i kan zën syt. E ky kujton se Shqiptarët jan idjot si ky haron ky që Shqiptarët të japin uj në bisht të lugës. Po prit o kriminel hajdut se po të vjen dhe ty ora o i mjer.

    Përgjigju
    • Tradita: 10/10/2018 15:41

      Askush nuk ju Beson. Saishte minister i brendshem Basha u vendos sistemi TIMS dhe u liberalizuan vizat, tani eshre rrezik te n arikthen prape. Nuk ka propogande mjerane qe mund t'mohoje keto

    • Loran shehu: 09/10/2018 20:49

      Ti merrni te keqen Bashes ju o zgjebsa komunist

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë