Një studim i institutit Idra dhe UN Woman sjellin fakte tronditëse për ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në disa qytete të Shqipërisë. Studimi i titulluar “Ngacmimi seksual dhe llojet e tjera të dhunës me bazë gjinore në hapësirat publike në Shqipëri” duke trajtuar këtë fenomen sjell me detaje shkaqet e ngacmimeve të kësaj natyre. Studimi është përqëndruar në sigurinë e hapësirave urbane të bashkive në Tiranë, Durrës dhe Fier.
Për efekt të këtij studimi në qytetin e Tiranës janë zhvilluar gjithsej 350 intervista me gra dhe vajza, në zonën e Astirit dhe në qendër. Studimi mbërrin në përfundimin se, faktori më i lartë i rrezikut për zonën e Astirin konsiderohet të jetë mungesa e mjediseve të sigurta për gratë dhe vajzat, sidomos mbipopullimi i autobusëve. Ndërsa për qendën e Tiranës, faktori më i lartë i rrezikut konsiderohen të jenë burrat dhe djemtë që konsumojnë substanca narkotike.
Një tjetër problematikë që ky studim evidenton është rreziku si pasojë e ndriçimit të pakët në zona të ndryshme në kryeqytet, dhe mungesa e theksuar e policëve, sidomos në zonën e Astirit, fenomen që vërehet edhe në qyetete të tjera.
Migena Kokero, drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës, tregon se ende ka shumë për të bërë.
Bashkia e Tiranës sigurisht ka sektorin e barazisë gjinore, ku ka mbajtur një kontakt të veçantë jo vetëm me inciatorët, jo vetëm me gjetjet paraprake të këtij studimi, por sektori i barazisë gjinore i ka kushtuar një rëndësi të veçantë.
Migena Kokero, drejtore e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës
Gjetjet e këtij studimi janë një këmbanë alarmi për autoritet vendore dhe qëndrore përfshirë policinë për të frenuar ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në ambientet publike.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çudit aleati i Berishës, Selami Jenishehri ankimon në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të vitit 2021! Ja kur hidhet shorti
13 Mars, 18:14
-
Kuvendi miraton 8 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së BEI
13 Mars, 16:39
-
Dita e Verës/ Policia njofton planin e masave: Ja rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë dhe Elbasan
13 Mars, 16:29
-
Tiranë/ Shoferja e dehur përplaset me dy automjete, Rrugorja e arreston! 19-vjeçari i bie murit rrethues me makinë, plagoset vetë dhe pasagjeri
13 Mars, 16:12
-
Përdoruesi i drogës vetëvaret në Bllokun e Sigurisë! Mjeku s’rekomandoi metadon, por ilaç për ankthin, nis hetimi
13 Mars, 16:10
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Tiranë/ Kontrabanda e cigareve, arrestohen pronari i dyqanit dhe shitësi, nën akuzë dhe i vëllai
13 Mars, 14:36
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet në Australi
13 Mars, 12:21
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë
12 Mars, 23:42