Ngacmimi seksual, prindërit të alarmuar: Kush mban përgjegjësi për emërimin e mësuesve? S'kemi siguri! Drejtoresha e Arsimit refuzon të përgjigjet: Shkoni në Ministri

Prindërit që kanë fëmijët në shkollën 9-vjecare “Sotir Gurra” në qytetin e Korçës janë të shqetësuar për sigurine, pasi mesuesi i vizatimit, Bledar Duro u arrestua për ngacmim seksual. Ata kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore e Korçës të mbajnë përgjegjësi dhe të forcojnë kriteret për punësimin e mësuesve. 

“Një mësues që duhet të edukojë fëmijët dhe të sillet në atë menyrë? Është shumë e rëndë!

“Tek kjo shkollë kam nipërit, kam dy, nuk na erdhi mirë se në këtë shkollë nuk kishim dëgjuar ndonjëherë gjëra të tilla por ja që ndodhin”. 

“Kur mësuesit vihen në detyrë duhet të shikohen mirë të merret CV e tyre, e kaluara, këtë mendoj”.

“Shumë gabim, jo gabim por është faj i rëndë. Unë kam një nip në këtë shkollë, këto situata na shqetësojnë shumë, nuk është etike, nuk është njerëzore. Njeriu ka karakter. Mësuesit duhet të zgjidhen me kujdes”.

“Na shqetëson unë kam fëmijën këtu, shumë gabim, nuk duhet ta bënte këtë gjë. Duhet të ketë kontrolle duhet të ketë intervista më të gjata për të punësuar mësuesit, duhet të jenë tamam mësues për të dhënë mësim”.

“Gjë e keqe është, në shoqërinë tonë, ne sjellim fëmijët këtu dhe dëgjojmë lloj-lloj,nuk është gjë e mirë por ndodhin. Duhen marrë masa në shkollë.
Jemi shumë të shqetësuar se dëgjojmë shumë në televizor”.

“Jemi shumë të shqetësuar, nuk është hera e parë që kemi dëgjuar por themi do merren masa. Shkolla duhet të jetë e sigurt”.

Përballë shqetësimit të drejtë të prindërve ndeshemi në qendrimin hermetik të institucioneve. Report tv kontaktoi me telefon Viniola Rotën, Drejtore e Drejtorisë Rajonale Arsimore në Korçë e cila hodhi pergjegjësinë tek Ministria e Arsimit, duke mos pranuar të japë intervistë për rastin.

“Unë varem nga Ministria dhe ajo del në prononcim. Ne si Drejtori Rajonale e kemi pezulluar mësuesin nga detyra, dhe nuk më detyron media të bej deklarata. Unë kam dërguar informacion në Ministrinë e Arsimit për këtë rast dhe del ajo në deklaratë. E pyetur kush mban pergjegjesi per emerimin e Duros, ajo tha se “është emeruar shumë vite përpara se të vendosej në funksion portali “Mesues per Shqiperinë”. 

Mësuesi i vizatimit, 45-vjecari Bledar Duro u prangos një ditë më parë me akuzën e ngacmimit seksual, pasi dy nxënëset e tij, të moshës 14-vjecare e denoncuan në polici. Ato paraqiten si prova mesazhet erotike qe mësuesi u dërgonte prej një muaji në aplikanicionin whatsaap.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Larguar: 14/11/2024 22:07

    Kjo nuk e di akoma se duhet te pergjigjet, pasi eshte zyrtare e shtetit ne ate qytet dhe duhet te zbatoje ligjin per te drejten e informimit. Kaq e paafte eshte sa as kete nuk e di. Ndaj shfaqet aq arrogante... thjesht nuk di.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën