TIRANE - Pesë vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për ish-trajnerin e ekipit të Mamurrasit, që rezulton se ka ngacmuar seksualisht një lojtar 17-vjeçar që stërvitej në këtë ekip.

Trajneri i pandehur është Sokol Metaj, i cili nëntorin e vitit 2015 kallëzoi në mënyrë të rreme në polici se dikush e kishte dhunuar pasi tentoi ta grabiste.

Nga hetimet rezultoi se ish-trajneri Metaj ishte dhunuar nga 17-vjeçari me iniciale R.V, pasi ndaj këtij të fundit trajneri kishte kryer ngacmime seksuale.

Pas 19 seancash gjyqësore me dëshmitarë e prova prokuroria ka provuar akuzën ndaj Sokol Metaj duke kërkuar dënimin e tij me 5 vite për akuzën e ngacmimit seksual.

Vetë Metaj ka mohuar akuzën, ndërsa do të jetë gjyqtari Besnik Hoxha që do të vendosë për të dënuar apo jo trajnerin nën akuzë.

(er.nu/shqiptarja.com)