Gjykatat dhe prokuroritë e vendit kanë gjetur një tjetër mënyrë se si të zhbllokojnë pagat e tyre në thesar. Pjesa më e madhe e institucioneve të drejtësisë i janë drejtuar Gjykatës Administrative, ku kërkojnë anulimin e veprimeve të Ministrisë së Financave që ka bllokuar paratë. Deri në shqyrtim të kësaj kërkesë urdhërimin e degëve të thesarit të kalojnë pagat menjëherë. Kërkesa e parë, ajo e bërë nga GJKKO, është pranuar nga gjyqtari Ramiz Lala.
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.
Lajmi në përditësim.....

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë











Komente
Komento