Ngërçi për KED, partitë mbështetje
Nishanit për çfarë do lloj zgjidhje

Ngërçi për KED, partitë mbështetje<br />Nishanit për çfarë do lloj zgjidhje
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka takuar për rreth 40 minuta krerët e grupeve parlamentare. Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e një zgjidhje për ngërçin në Këshillimin e Emërimeve në Drejtësi, ndërsa temë e diskutimeve ishte intepretimi i nenit 149 pika D e Kushtetutës.

Në këtë takim morën pjesë kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi, nga LSI, Luan Rama dhe nga Partia Demokratike, Edi Paloka. 

Në takimin e zbardhur nga Presidenca, thuhet se përfaqësuesit e partive politike shprehën vlerësimin dhe mbështetjen ndaj Presidentit të Republikës për angazhimin e tij maksimal në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ruajtje të autoritetit e kompetencave kushtetuese, si dhe parashtruan idetë dhe qëndrimet e tyre për këtë çështje.
 
Nishani, pasi i falënderoi përfaqësuesit e grupeve parlamentare për mendimet dhe pikëpamjet e paraqitura, vuri në dukje rëndësinë e zbatimit rigoroz të Kushtetutës dhe afateve ligjore, duke theksuar “domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të gjykuar pozitivisht e të mirëpritur nga ligjbërësit”.

Ndërkohë, burime pranë PD thanë për Shqiptarja.com se ngërçi institucional i krijuar me hyrjen në fuqi të kushtyetuës, është paralajmëruar më herët nga PD. Opozita që në kohën që është diskutuar, ka kërkuar që të mos caktohen afate por të prodhohen ndryshime cilësore në Kushtetutë. Ky ngërç është si pasojë e nxitimit të mazhorancës për të bërë një Kushtetutë të përshpejtuar dhe të miratuar me nxitim. Sipas PD, tashmë kjo çështje nuk është më politike, por ekspertësh dhe Presidenti në gjykimin e tij, nga konsultat edhe me ekspertët mund të vendosë për zgjidhjen e situatës së krijuar.
 
Gjatë takimit të kësaj të marte, partitë politike kanë rënë dakord që të mbështesin Presidentin për çdo lloj zgjidhje që ai do të ofrojë për tejkalimin e këtij ngërçi institucional.
 
Një ditë më parë, Presidenti zhvilloi takim konsultues me konstitucionalistë dhe ekspertë të jurisprudencës mbi procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas ngërçit të krijuar. 

Hyrja në fuqi e Kushtetutës në 11 gusht në një kohë kur nuk është miratuar paketa ligjore e reformës në drejtësi, ka krijuar ngërç ose vakuum ligjor, në ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kjo pasi, Presidenti duhet të hedhë brenda 5 ditëve (nga hyrja në fuqi e Kushtetutës) shortin për zgjedhjen e anëtarëve të KED. Presidenti Nishani është shprehur se përsa kohë nuk është miratuar ligji për funksionimin, nuk mund të ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. 

nishani

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi