Ngërçi për KED, tërhiqet Nishani
s'do hedhë shortin për anëtarët
Presidenti i Republikës Bujar Nishani tërhiqet nga hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda datës 16 gusht, duke evituar kësisoj futjen e Reformës në Drejtësi në një hulli të rrezikshme.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani tërhiqet nga hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda datës 16 gusht, duke evituar kësisoj futjen e Reformës në Drejtësi në një hulli të rrezikshme. Pas një dyzimi të gjatë dhe konsultash me përfaqësuesit e partive kryesore politike, kreu i shtetit mësohet se është tërhequr nga skenari për të hapur procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të KED, pa miratimin e projektligjeve prioritare. Presidenti do të presë miratimin e projektligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, për të ushtruar kompetencat e parashikuara në Kushtetutën e re. Drafti në fjalë parashikon kriteret dhe kushtet që duhet të përmbushin kandidatët për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kështu, kreu i shtetit nuk do të hedhë shortin brenda datës 16 gusht, sikundër parashikohet në nenin 179 të Kushtetutës. Ky ka qenë edhe propozimi i kryetarit të grupit parlamentar social,
Gramoz Ruçi, gjatë takimit në Presidencë për të adresuar ngërçin e krijuar. Në një linjë ka qenë edhe qëndrimi i Kuvendit të Shqipërisë, i cili i ka sugjeruar kreut të shtetit që të presë miratimin e projektligjeve prioritare për të ushtruar kompetencat kushtetuese. Ndërkaq, gjatë dyzimit të Presidentit, pati dyshime të forta se, ky i fundit, nën presionin e Partisë Demokratike mund të hidhte shortin për të zgjedhur pa kritere anëtarët e KED, me qëllim për të plotësuar me urgjencë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke evituar procesin e Vetingut.
Ngërçi KushtetuesPika 11 e nenit 179 të Kushtetutës së re parashikon se Presidenti i Republikës, brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, zgjedh me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sipas nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës. Nëse Presidenti i Republikës nuk i përzgjedh anëtarët brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Të zgjedhurit qëndrojnë në detyrë deri në datën 31 dhjetor të vitit kur hyn në fuqi ky ligj. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e shortit, si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërkaq, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i nënshtrohen menjëherë procesit të rivlerësimit kalimtar të kualifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë sipas nenit 179/b të këtij ligji.
PërplasjaNdërsa neni 179 i Kushtetutës e detyron Presidentin të hedhë shortin brenda pesë ditëve, pra brenda datës 16 gusht, pika pesë e nenit 149 të Kushtetutës parashikon që kriteret për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short parashikohen me ligj. Por, Parlamenti Shqiptar nuk e ka miratuar ende projektligjin në fjalë. Drafti parashikon që, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet të mos kenë pasur masë disiplinore, të mos arrijnë moshën e pensionit gjatë vitit kalendarik vijues, të jenë vlerësuar me vlerësimin shumë mirë në të gjitha vlerësimet e punës profesionale, të kenë deklaruar gjithmonë dhe në kohë të gjitha pasuritë, të mos jenë anëtarë të organeve qeveritare, të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës etj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht 2024, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill 2024, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill 2024, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt 2024, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt 2024, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32