Report Tv mëson se detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në urgjencën e spitalit të Fierit. Një prej personave të plagosur nga sherri i ndodhur në Levan të Fierit është Gentjan Zhapa 33 vjeç. Ndërsa babai i tij është plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit. Ai ka shkuar në spital për të parë të birin por është qëlluar nga personi i cili ka hapur zjarr në ambientet e spitalit.


Lajmi kryesor:

4 të plagosur nga sherri mes 2 familjeve në Levan! Një person i merr armën policit e qëllon një tjetër në urgjencën e spitalit