Ngjela për Report Tv: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt! PD s’ka vota pa ikur Berisha, është non grata

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv komenton protestën e thirrur ditën e nesërme nga opozita para Kuvendit, ndërsa do të diskutohet pr.buxheti për vitin 2025. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Ngjela thotë se protesta është një nocion i vjetër dhe se opozita nuk ka program elektoral.

“Është nocion i vjetër, s’ka lidhje me politikën moderne. Politika moderne nuk është protestë, është program. Ç’më duhet protesta kundër partisë që është në pushtet. Njerëzit duan të dinë se këtë që e kenë marrë sot kaq lek, sa do e marrin kur të vish ti në pushtet. S’kemi program. Cili është programi ekonomik ose politiko-shoqëror ose demokratik, keni dëgjuar ndonjë gjë nga kryeministri, ose ky i vjetri që del në dritare. Për ca i do. Përse përfitojnë, se opinioni publik shqiptar nuk ka eksperiencën duhur për të zgjedhur”, tha Ngjela.

Ngjela thotë se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kjo sipas tij edhe për shkak të krizës në PD. Ndërkohë, që thekson se PD ka kryetar një non grata.  

“Nuk kanë vota, pa ikur Saliu nuk kanë vota. Është non grata në Amerikë, pse e dëmton të djathtën, ik në shtëpi. Fajin e ka e djathta, e vetmja që mund të presim është po të dënohet çfarë do ndodhë. E po u dënua dhe vendimi mori formën e prerë, Kushtetua s’të lejon të merresh me politikë. Unë nuk mund të futem të interpretoj ose të parashikoj vendimin e gjykatës.

E ka të lehtë se e djathta është në krizë. Si mund të dalë një parti e djathtë në një vend demokratike, me aspiratë perëndimore, kur kryetari i saj është non grata në Amerikë. Të shohim se di do vazhdojë historia e politikës në Shqipëri, por në këtë gjendje që është e djathta socialistët e kanë të sigurt”, vijoi Ngjela.

Ai komenton edhe punën e SPAK.

E keni parë programin dhe përcaktimin se çfarë është SPAK. S’ka lidhej me pushtetin gjyqësor të vjetrin. Është ngritur për korrupsionin dhe krimin e organizuar. E bëri SHBA. E kemi bërë SPAK dhe tek ai e kemi shpresën që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdar Aga: 19/11/2024 18:02

    O Spartak Ngjala komplet palla po ti je bo sikur je zoti vet nē Shqipri o Spartaku Arshi. Po ti harove qē ke qen ministēr i Sali Bajgēs apo S'quhet. Prandaj ri urt o Spartaku harbut.

    Përgjigju
  • Iris: 19/11/2024 04:01

    Z.Ngjela,ja iku Saliu,kush do t'a zevendesoje?! Na thuaj nje emer te Rithemelimit qe shqipot te thone,po une jam gati te votoj ate.Boshti i strumbullarit mund te jete Saliu,por edhe ata qe e rrethojne nuk jane me te mire.Asnje nuk eshte i votueshem per fitore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut