Avokati Spartak Ngjela sulmon kryetarin e PD, Lulzim Basha sa i takon protestës së studentëve dhe thyerjes së bojkotit pas më shumë se pesë muajsh qëndrimi jashtë Kuvendit. Ngjela thotë se përfshirja e opozitës në protestën e studentëve e dëmtoi shumë protestën e të rinjve. Tani, sipas Ngjelës, opozita i trembet ngritjes së organeve të reja të drejtësisë si KLGJ e KLP.
“Bojkoti nuk vlen më si akt, është metodë komuniste që dështoi edhe për komunistët. Këtu është akoma karakteri skizofrenik i politikës që gjeneron me Saliun, janë parimet e Saliut këto. PD ka dashur gjithmonë destabilizim. Nuk kishin cfarë bënin më jashtë sepse nuk ju përgjigj populli. Jo vetëm që nuk e ndaluan dot reformën nga rruga, por u krijua KLGJ dhe KLP, që i frikësoi. Bojkoti nuk i solli ndonjë vlerë. Nga teprimet që bëjnë, o janë idiotë, o injorantë, sepse në protestat e studentëve kurdoherë nuk ka marrë pjesë kurrë politika. Në asnjë vend, as në komunizëm, as komunistët. Pse do hynin këta te studentët? Vajtën dhe ju bënë dëm studentëve, studentët u treguan më të aftë”, tha Ngjela.
Ai theksoi se studentët kanë qëndruar të fortë dhe do vazhdojnë protestën e tyre. Ndërsa theksoi se artikulimi i tyre është më i qartë se kryeministri i cili vetëm shan dhe fyen.
“Këta janë kaq o janë idiotë, injorantë, o nuk marrin vesh nga poltika ose nuk duan të zmadhohet protesta e studentëve. Pse do hynin këta te studentët. Nuk dua masivitetin e studentëve sepse ju bënë dëm studentëve që u treguan më të aftë. Rama këtë kishte motiv. Mos kujto se janë pa konjeksion gjërat. Rama janë të LSI-së dhe PD-së. Rama ka më shumë krizën e të brendshmit, sesa të jashtmit. Çfarë do thonë të brendshmit. Ata thonë janë PD dhe LSI. Asnjë nuk i do studentët dhe vura re se studentët kanë artukuluar më mirë se kryeministri. Ky ka artikuluar më keq se të gjithë. Ata artikuluan më saktë, më qartë se ai. Rama kërkon të tallë dhe të fyejë. Studentët nuk do tërhiqen. Dija e tyre është zero, por janë ngritur për dije dhe kanë varfëri”, u shpreh Ngjela./Hapur.al/