TIRANË- Një pavion i veçantë është ndërtuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë" për të gjithë nënat e prekura me COVID-19 që mund të sjellin në jetë fëmijët e tyre gjatë pandemisë.
Fatmirësisht, deri më tani pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi janë shëruar.
"Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë marrë të gjitha masat në pavionin e veçantë #COVID, për nënat e prekura nga covid19 që mund të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë epidemie.
Për fat të mirë pjesa më e madhe e grave shtatzëna të prekura nga virusi i rrezikshëm, janë shëruar. Por për çdo rast, stafet tona janë në gatishmëri", shkruan Manastirliu.