Ngritën Komision për financimin rus, PD e Rithemelimit do të thërrasë Lulzim Bashën për shpjegime

 

Disa ditë pasi Kryesia e PD së Berishës ngriti një komision auditimi për të kontrolluar nëse në arkën e partisë kanë kaluar para ruse, nënkryetari Luçano Boçi thotë se Lulzim Basha do të thirret për të dhënë shpjegimet e tij. 

“Ne duam qartazi të ndajmë që PD nuk është infektuar dhe subvencionuar nga para ruse, por kanë qenë përpjekje t ëish liderit të PD që ka shfrytëzuar të qënuurit kryetar i PD, por iniciativat I ka personale. Në rastin konkret ne duam të vërtetoojmë që PD nuk mund ta njollosë askush, as brënda as jashtë. Është e vërtetë që komisioni do të thërrasë edhe auditues të jashtëm të specializuar, kërkon profesionalizëm, pasi nuk është thjesht çështje politike. Është e vërtetë që në arkivat e PD nuk ka dokumentacion, gjë që vërteton që nuk është veprim i PD përderisa dokumentet nuk ekzistojnë, nuk është bërë në emër të PD. Komisioni do thërrasë për të dëshmuar para tij zotin Lulzim Basha. Krahas tij, do të dëgjohen edhe lidershipi I atëhershëm për të dhënë sqarimet e tyre pavarësisht se I kanë dhënë edhe në prokurori. Qëllimi ynë është të ndajmë shapin nga sheqeri”, tha Boçi.

Komisioni i Audimit në PD e Rithemelimit u ngrit të hënën, ndërsa do të drejtohet nga Ledina Mandia.


Lajmi kryesor:

Primaret/ Boçi: Baza përcakton kandidatët, grupimi ‘Alibeaj' të respektojë vullnetin e saj! Në proces nuk përjashtojmë aleatët! Çupi: Ftesa për bashkim jo përmes tv


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur