Ngritja e KLP-së, Report Tv zbardh listën e prokurorëve që kandidojnë (EMRAT)

Report Tv ka siguruar listën të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatët e konfirmuar të cilët konkurrojnë për t'u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Lista kryesohet nga kryeprokurorja Arta Marku e cila u konfirmua në detyrë pasi kaloi Vettingun, ndjekur më pas nga këshilltari i saj Besnik Cani prokuror në Elbasan, Anila Leka prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, Antoneta Sevdari prokurorja e Dosjes ‘CEZ”, Arben Dollapaj prokuror në Apelin e Shkodrës.

Në listën e kualifikuar për të garuar në KLP janë prokurori i krimeve të rënda Besnik Muci, ish-kandidat për kryeprokuror, Dritan Prenci dhe Genti Osmani prokuror të krimeve dhe të dosjes hetimore “Habilaj” në të cilën hetohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kostaq Beluri prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ish-drejtues i prokurorisë Vlorë, Vate Staka prokuror në Shkodër, Bujar Shehi prokuror nga apeli i krimeve.

KLP pritet të konstituohet më 11 dhjetor 2018 ku nga 12 prokuror të kualifikuar pritet që të zgjidhen 6 prej tyre. Report Tv ka mësuar se vetë kryeprokurorja Arta Marku nuk do të jetë pjesë e garës edhe pse është kualifikuar nga Vettingu pasi ajo më parë ka dhënë dorëheqjen nga kjo garë për shkak se është drejtuese dhe ligji e ndalon.

Nga 11 prokurorët e mbetur do të zgjidhen 6 prej tyre, ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se pretendentët për të vijuar në KLP janë Besnik Muçi, Kosta Beluri, Genti Osmani dhe Besnik Cani, Antoneta Sevdari dhe Dritan Prenci. Por si funksionon KLP e cila më pas i hap rrugë krijimit të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion njohur si SPAK?

Sipas nenit 149 të kushtetutës KLP përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej tyre prokuror të cilët do të zgjidhen nga lista prej 11 të kualifikaurit, përzgjedhje e cila do të bëhet më 11 dhjetor dhe 5 anëtarë e tjerë do të jenë nga të zgjedhurit nga parlamenti. Anëtarët e kualifikuar me votim nga parlamenti janë Alfred Balla nga shoqëria civile, Nurihan (Meta) Seitaj, Tartar Bazaj nga avokatia, Genti Ibrahimi dhe Sandër Beci pedagog.

Kreu i KLP-s zgjidhet nga anëtarët jo prokuror të listës prej 11 anëtarëve dhe ky këshill ushtron mandatin e tij për një afat 5 vjeçar dhe pritet që pas krijimit të propozoj emrin e kryeprokurorit të ri që më pas do të votohet në parlament po ashtu KLP emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve; vendos për masat disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve; miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre; propozon dhe administron buxhetin e tij; informon publikun dhe Kuvendin mbi gjendjen e prokurorisë.

Prokurorët që kandidojnë për KLP:

Anila Leka, Prokuroria e Përgjithshme

Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë

Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Tiranë

Arta Marku, Prokuroria Shkodër, Kryeprokurore

Besnik Cani, Prokuroria e Krimeve të Rënda 

Besnik Muçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda 

Dritan Prenci, Prokuroria Kukës

Gentjan osmani, Prokurora e Krimeve të Rënda

Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme 

Vate Staka, Prokuroria Shkodër

Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit Shkodër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 28/11/2018 14:53

    E respektoj znj.Marku por nuk mund te jete Anila Leka kandidate, kur si qytetare nuk respekton ligjin te cilin e ka shkelur me dy kembet. Dhe gjithmone perdor pushtetin qe i ka dhene vendi i punes, e te paguaj si gjithe te tjeret .

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 28/11/2018 19:28

      He he he!! Vatë Staka!!

  • xxxxxx: 28/11/2018 13:44

    Kam shume besim tek zonja Marku. Ajo flet me heshtjen dhe seriozitetin e saj.

    Përgjigju
  • Donela: 28/11/2018 12:30

    I uroj shume suksese znj.Arta Marku,e vleresoj per profesionalizmin,thjeshtesine, dhe kurajon ne ate post te veshtire.

    Përgjigju
  • Jxkzkzlssl: 28/11/2018 11:43

    Si ia keni dale ta siguroni?! Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars