Në një kohë kur kanë aplikuar 12 prokurorë të Krimeve të Rënda për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bashkimi Europian vijon me thirrjet ndaj prokurorëve të tjerë për t'u bërë e SPAK. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon nga prokurorët e interesuar që të aplikojnë përpara datës 7 shkurt. Pikërisht pas tre ditësh skadon edhe afati për të aplikuar për në SPAK.
Postimi i Sorecës
“U bëjmë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër korrupsionit & krimit të organizuar në Shqipër dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët. BE-ja është përkrah jush”.
Po ditën e sotme, ambasadori i BE, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me prokurorët ku në fokus ka qenë pikërisht ngritja e SPAK dhe nxitja e prokurorëve për të t'u bërë pjesë e strukturës që do të hetojë zyrtarët e lartë. Në përfundim të këtij takimi ai deklaroi se BE ofron mbështetje për të gjithë ata që do të aplikojnë dhe do të jenë pjesë e SPAK. Ai tha se prokurorët do të japin kontribut në të ardhmen e vendit, ndërsa shtoi se ka pasur shumë aplikime, por duhet akoma më shumë. "Para pak kohe u kënaqa dhe u gëzova që u takova me një numër të madh prokurorësh dhe gjyqtarësh që kishin interes për të aplikuar në SPAK. Kemi qënë aty së bashku me prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme edhe me kryetaren e KLGJ dhe kemi dëgjuar edhe komentet e tyre në lidhje me këtë çështje.
Deri tani kemi pasur një numër aplikimesh por do të ishte më mirë të kishim dhe të tjera sepse sa më shumë të kemi aq më mirë është për të zgjedhur. Ndaj ne dëshironim që të bisedonim me të gjithë ata që janë të interesuar për t'u bërë pjesë e kësaj strukture në mënyrë që ti bënim thirrje dhe njëher atyre por që të ecet përpara ne këto përpjekje. Kjo është e rëndësishme pasi të gjithë këta individë do të japin kontributin e tyre jo vetëm për shoqërinë shqiptare por dhe për vënine e drejtësis në të ardhmen.Unë kam thënë shpesh që kjo është një çështje e rëndësishme pë rtë ardhmen e shqipërisë dhe integrimin e BE", tha ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.