/ATSH-ANSA/ - Të paktën 50 persona humbën jetën pas shpërthimit të një kamikazeje në një treg në Maiduguri, në shtetin nigerian të Bornos, njoftoi agjencia Bloomberg duke cituar dëshmitarë dhe burime spitalore.
"Dërguam të plagosurit për në spital dhe larguam viktimat nga vendi i ngjarjes. Mund të them se janë rreth 50 të vdekur", tha Isa Mohamed, eksponent i milicisë së vetëmbrojtjes lokale.
"Ky është tregu më i madh i mishit dhe grumbullimi më i madh i thertoreve të Maidugurit dhe shumë persona po blinin e shisnin mish në çastin e shpërthimit të kamikazit", theksoi ai.
Autoritetet mendojnë se tragjedia është vepër e integralistëve islamikë të Boko Haramit./