TIRANË - Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka qënë sot e pranishme në konferencën e dytë ndërkombëtare mbi studimet shqiptaro-greke.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Nikolla shkruan se gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të shkencës ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, janë intensifikuar.
"Pas më shumë se një dekade, në vitin shkollor 2014-2015, shkollat e pakicës kombëtare greke u pajisën me tekste shkollore në gjuhën amtare", thekson Nikolla.
Gjithashtu, sipas ministres së Arsimit, qeveria shqiptare përmbushi angazhimin për përmirësimin e cilësisë së tyre, duke konsultuar mësuesit dhe duke botuar tekstet shkollore që mësuesit i vlerësuan si më cilësore. Gjuha greke, po ashtu, është pjesë e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore. /ATSH/
/Shqiptarja.com